Shans për azil në SHBA për vajzat shqiptare
Fri 16 Aug 2013 - 14:59
- Nëse je e re në moshë, jeton vetëm dhe kërcënohesh nga trafikantët e seksit, SHBA-ja i ka dyert e hapura për ty – Vendimi precedent për vajzën shqiptare që ndezi debatin mes juristëve të njohur amerikanë
Gjykata e Qarkut të 7 ka marrë vendim që gratë shqiptare, në moshë të re, të cilat jetojnë vetëm dhe që rrezikojnë të përfundojnë si viktima të trafikut të seksit, kanë të drejtë të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim ka bërë që gjykatësit që nuk kanë qenë dakord, të ngrenë për diskutim karakteristikat “amorfe” të grupit shoqëror të lartpërmendur.
Johana Cece ishte larguar nga Shqipëria pasi kishte rënë në sy të një bande kriminelësh që merrte me forcë vajza të reja të pamartuara si ajo dhe i detyronte të punonin si prostituta.
Johanës 21 vjeçare iu desh të jetonte vetëm në vendlindje kur prindërit e saj u larguan nga Shqipëria në vitin 2001. Vajza e re u piketua nga një bande kriminale që njihej për përfshirjen e saj në rrjetin e prostitucionit. Cece kishte dëgjuar se kapoja e kësaj bande që i ishte qepur hap pas hapi, kishte rrëmbyer një vajzë nga një shkollë e mesme dhe e kishte detyruar me zor të merrej me prostitucion. Ai, siç thuhet në vendim, ia kishte bërë të qartë Johanës se “do ta gjente dhe do të bënte me të çfarë të donte.”
Johana Cece u zhvendos 120 milje në veri të Tiranës për të jetuar në një konvikt studentesh me të motrën, por kur kjo e fundit u largua nga Atdheu, Johana mbeti sërish vetëm.
Sipas asaj çfarë shkruhej në vendimin e Gjykatës, Cece ka deklaruar se “pavarësisht se ku jetonte, ajo vazhdonte të ishte e piketuar [nga trafikantët]”.
Kjo ishte pak a shumë ajo çfarë dëshmoi Johana kur paraqiti kërkesën për azil në Shtetet e Bashkuara rreth vitit 2003.
Gjatë dëshmisë së tij, në seancën dëgjimore të Ceces, Bernd Fischer, një profesor i Universitetit të Indianës tha se trafiku i grave të reja për qëllime prostitucioni “mbetet një problem tepër serioz” në Shqipëri dhe se policia shpeshherë mban anën e gangsterëve. Siç u pranua nga gjykata “Dr. Fischer përshkroi se sa anormale është për një vajzë beqare në Shqipëri të jetojë e vetme dhe se një grua e tillë përbën një subjekt ideal për një trafikant, sidomos nëse ajo ka qenë e piketuar edhe në të kaluarën – dhe se një problem i tillë është i përhapur anembanë Shqipërisë”.
Gjithashtu, raporti vjetor i lëshuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2004, lidhur me përhapjen në shkallë të gjerë të problemit të trafikut njerëzor në Shqipëri, ishte në përputhje me çfarë kishte deklaruar Dr. Fischer.
Në vitin 2006, një gjykatës për çështjet e emigracionit aprovoi kërkesën për azil politik të Johanës bazuar në faktin se ajo i përkiste një grupi shoqëror “vajza të reja të piketuara nga trafikantë në Shqipëri për t’u bërë prostituta”. Kur prokurorja e çështjes në fjalë apeloi vendimin e gjykatësit në “The Board of Immigration Appeals” (Bordin e Apelit për Çështjet e Emigracionit) ky i fundit e nxori të pavlefshëm vendimin e gjykatëses duke hedhur poshtë “nocionin se gratë e reja në Shqipëri të piketuara për trafik përbëjnë një grup të veçantë shoqëror.” Kjo gjykatë argumentoi në vendimin e saj se Johana Cece nuk kishte arritur të provonte se kishte qenë e persekutuar në të kaluarën ose që ishte pjesë e një grupi shoqëror që duhet marrë në mbrojtje. Gjykata e Apelit vuri në dukje gjithashtu se Cece nuk kishte provuar se edhe në të ardhmen ajo do të ishte e rrezikuar, për faktin se ajo ia kishte dalë me sukses t’i shmangej rrezikut duke gjetur banim në një vend tjetër brenda për brenda Shqipërisë. Sipas asaj që citohet në vendimin e Gjykatës së Qarkut të 7, Bordi i Apelit kishte theksuar gjithashtu se grupi [shoqëror] i propozuar nga Cece “përcaktohej [si i tillë] kryesisht nga dëmi që i ishte shkaktuar anëtareve të tij” dhe se ai “nuk ekzistonte pavarësisht nga trafikantët”.
Gjykata federale me bazë në Chicago kishte dëgjuar (me pjesëmarrjen e plotë të trupit gjykues), çështjen e Ceces në vitin 2012 dhe të premten vendosi që Cece i përmbush kriteret për të marrë azil në Shtetet e Bashkuara. Sipas këtyre kritereve, një kandidat për azil politik duhet të tregojë në mënyrë bindëse se nuk është në gjendje ose nuk ka dëshirë të rikthehet në vendin nga ka marrë kombësinë “për shkak të persekutimit ose frikës, me baza të forta, se do të persekutohet për shkak të racës, besimit, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose bindjeve politike”. Frika se do të persekutohet në të ardhmen, e një aplikanti për azil që ia del me sukses të provojë se ka qenë subjekt persekutimi në të kaluarën, presupozohet të ketë “baza të forta” d.m.th. të jetë bindëse.
Çështja kryesore për diskutim në rastin e Ceces ishte nëse ajo i përkiste apo jo një grupi shoqëror që ka nevojë për mbrojtje.
“Karakteristikat e një grupi përbëhen nga tiparet themelore dhe të patjetërsueshme të të qenit e re, femër dhe që jeton vetëm në Shqipëri”, shkruan gjykatësja Ilana Rovner në vendimin e saj. “Edhe nëse grupi përkufizohet pjesërisht nga fakti i persekutimit (që nuk besojmë të jetë kështu), ky faktor nuk duhet të hedhë poshtë njohjen e këtij grupi si grup social sipas aktit në fjalë. Megjithëse është e vërtete se në rastin kur ‘kur një grup i propozuar përcaktohet nga karakteristika [grup] i persekutuar, ai nuk kualifikohet si ‘grup shoqëror’, Gjykata e Apelit asnjëherë nuk ka kërkuar pavarësi të plotë [të grupit] nga lidhja me përndjekësin. Dhe vetëm për faktin se anëtarët e grupit janë persekutuar, nuk do të thotë se kjo karakteristikë është e vetmja hallkë lidhëse mes tyre”.
Në vazhdim të vendimit thuhet se Bordi i Apelit gjithashtu gaboi kur vendosi se rikthimi i në Shqipëri nuk paraqet rrezik për Cecen.
Kjo gjë “injoron faktin, që është theksuar në seancën dëgjimore dhe në dokumentet e paraqitura në apelim, se Cece ka jetuar e sigurtë në Tiranë vetëm gjatë kohës kur jetonte në konviktin e studentëve me të motrën,” shkruan gjykatësja Royner. “Sapo e motra u largua nga Tirana dhe Cece u detyrua të largohet nga konvikti, ajo u vu sërish në rrezik. Eksperti për çështjet shqiptare shpjegoi në mënyrë të detajuar se Shqipëria është një vend i vogël ku është e vështirë të fshihesh.”
Kryegjykatësi Frank Eastebrook, nga ana tjetër, mbajti një qëndrim kundërshtues ndaj këtij vendimi dhe iu bashkëngjit një kundërshtimi me shkrim të paraqitur nga gjykatësi Daniel Manion.
Një ndër kërkesat që një grup shoqëror të quhet i tillë është që ai të ketë një “karakteristikë që është ose e patjetërsueshme ose aq e rëndësishme sa nuk duhet të kërkohet ndryshimi i saj,” shkruan Manion. “Mosha ndryshon; kjo është arsyeja pse vendime si Vance kundër Bradley-it, 440 U.S. 93 (1979), hedhin poshtë argumentet se mosha, për qëllime ligjore, duhet trajtuar njësoj si raca dhe seksi. Njerëzit mund të martohen, të jetojnë me të afërmit, ose të bashkojnë forcat me persona të tjerë [që ndodhen] në situata të ngjashme. Shumë gra të vetmuara jetojnë me gra të tjera të vetmuara. Si rrjedhim një grup i tillë si ‘[grupi i grave] të reja shqiptare që jetojnë vetëm’ nuk e kalon testin e Bordit [të Apelit] në shumë aspekte, madje edhe sikur të biem dakord të trajtojmë gjendjen civile si diçka që nuk duhet t’i kërkohet askujt që ta ndryshojë.”
Ai shtoi gjithashtu: “Përdorimi i “e re”, apo “moshë e mesme”, apo “e vjetër” për të përcaktuar një karakteristikë të një grupi të caktuar shoqëror është diçka tepër amorfe; nuk ka asnjë vijë ndarëse të qartë se kush futet në këtë grup shoqëror.”
Marrë nga illyriapress
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Shans për azil në SHBA për vajzat shqiptare
Tue 11 Feb 2014 - 14:52
"Johana Cece ishte larguar nga Shqipëria pasi kishte rënë në sy të një bande kriminelësh që merrte me forcë vajza të reja të pamartuara si ajo dhe i detyronte të punonin si prostituta."
O SHQIPTARE, nuk eshte zgjidhje te largohemi nga Shqiperia mo se tere jeten probleme do te kete Shqiperia po nuk e rregulluam!!!
Cfare dreqin bene policia mo, pse nuk vendosin ligjin me vdekje per kriminelet por vdesin Shqiperine?!
O ZOT!!!
O SHQIPTARE, nuk eshte zgjidhje te largohemi nga Shqiperia mo se tere jeten probleme do te kete Shqiperia po nuk e rregulluam!!!
Cfare dreqin bene policia mo, pse nuk vendosin ligjin me vdekje per kriminelet por vdesin Shqiperine?!
O ZOT!!!
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Shans për azil në SHBA për vajzat shqiptare
Tue 11 Feb 2014 - 14:57
Ndersa keta idiotat e lajmeve thone "SHANS PER AZIL NE SHBA PER VAJZAT SHQIPTARE"!!!
Pse mo, qenkan me lluksoze burrdellot ne Amerike???
Ju jeni "SHANS PER T'JU HENGER DJALLI"...
Pse mo, qenkan me lluksoze burrdellot ne Amerike???
Ju jeni "SHANS PER T'JU HENGER DJALLI"...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi