Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovarët harrojnë Gjermaninë e Zvicrën, mësyjnë në Francë Empty Kosovarët harrojnë Gjermaninë e Zvicrën, mësyjnë në Francë

Sat 24 Aug 2013 - 10:46
Message reputation : 100% (1 vote)
Kosovarët harrojnë Gjermaninë e Zvicrën, mësyjnë në Francë AzilantetQytetarët e Kosovës gjatë këtij viti kanë kërkuar më së shumti azil në Francë, pastaj në Gjermani, Suedi, Austri, Zvicër, Amerikë, Norvegji, Finlandë, Angli e Irlandë. Në shtetin francez në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, kanë kërkuar vendstrehim 2,919 kosovarë, ndërsa në Irlandë ka kërkuar azil vetëm një person.

Mendohej se shteti, të cilin e preferonin kosovarët më shumë për të jetuar pas Kosovës, ishte Gjermania apo edhe Zvicra. Por duket se nuk është kështu po të lexosh të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, lidhur me aplikimin për azil të shtetasve kosovarë.

Sipas të dhënave, Franca po del shteti që më së shumti kosovarët kanë zgjedhur të kërkojnë azil. Vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti, plot 5,914 kosovarë kanë tentuar të largohen nga Kosova duke kërkuar azil në plot 13 shtete të ndryshme të botës.

Sipas kësaj liste, Franca del të jetë vendi i parë tek cili kanë kërkuar mbështetje shtetasit e Kosovës, ndërsa në vendin e dytë është Gjermania.

Edhe në këtë shtet interesimi i kosovarëve ka qenë i madh. Prej janarit e deri në qershor, Gjermania ka pranuar 1,075 kërkesa nga azilantët. Në vend të tretë është Suedia me 446 aplikime, ndërsa pas saj vjen Austria dhe Belgjika, të ndjekur nga Zvicra SHBA-të dhe Norvegjia.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovarët harrojnë Gjermaninë e Zvicrën, mësyjnë në Francë Empty Re: Kosovarët harrojnë Gjermaninë e Zvicrën, mësyjnë në Francë

Sat 9 Nov 2013 - 0:36
Po pra, problemi eshte se harruan Gjermanine dhe Zvicren e jo Atdheun e tyre!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi