Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët e padëshiruar në marketet gjermane! Empty Shqiptarët e padëshiruar në marketet gjermane!

Sun 25 Aug 2013 - 18:05
“Qytetarët e BE-së janë të mirëpritur”. Me këto fjalë i përshëndet klientët e tij pronari i një qendre tregtare në lokalitetin Bramsche të landit gjerman Niedersachsen. Këtë tekst ai e ka shkruar madje në pesë gjuhë. E ajo që bjen në sy, e ka filluar me shqip, por në gjuhë tjera si serbisht, persisht dhe arabisht!

Ajo që në shikim të parë mund të duket si respektim tepër zemërgjerë i gjuhëve të të huajve, është ne fakt shprehje diskriminimi ndaj tyre.

Lokaliteti ku qëndron ky lokal është ka një qendër të azilit, dhe, sipas kritikëve të pronarit të lokalit, fjalët “mirëpritëse” u janë drejtuar pikërisht banorëve të asaj qendre, në gjuhët e tyre amtare. Me fjalë tjera, ai nuk i mirëpret në dyqanin e tij askënd që flet gjuhët në fjalë.

Siç mund të shihet në fotografi, gjuha shqipe është përdorur madje "me përparësi", me shkronja "bold" dhe pa asnjë gabim drejtshkrimor!

Në një raport televiziv që ka realizuar NDR, bëhet fjalë për një “skenë bizare”. Në hyrje të shitores qëndrojnë vigjilent dy roje. Ata thonë se ka dhjetë ditë që kanë filluar punën në atë vend, ndërsa pyetjeve tjera nuk duan tu përgjigjen, njofton albinfo.

Në emision flet edhe udhëheqësi i qendrës së azilit, në të cilën janë vendosur kryesisht njerëz nga Serbia dhe Mali i Zi, Conrad Bramm. “Siç më tha shefi i sigurimit të qendrës tregtare, ata kanë urdhër të mos lejojnë hyrjen e banorëve tanë”. Sipas tij, ndërmarrja ka reaguar kështu ndaj shpeshtimit të vjedhjeve në këtë qendër. Por, sipas televizionit, policia vendore nuk ka konfirmuar ndonjë shtim të numrit të vjedhjeve, shkruan ndr.de.

Sidoqoftë, Bramm e konsideron veprimin e qendrës tregtare si “shumë diskriminues”. Ministri i brendshëm i landit Niedersachsen, Boris Pistorius e quan “të turpshme” këtë që ka ndodhur dhe të palejueshëm diskriminimin e bërë. Ndërsa deputetja e gjelbër, Filiz Polat e sheh këtë si shkelje kundër parimit bazë të barazisë në mes të njerëzve.

Ndërkohë, pas shtimit të kritikave, pronarët e kanë hequr afishen, por ata nuk duan të flasin për televizionin në lidhje me veprimin e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi