Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë Empty Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë

Sun 25 Aug 2013 - 20:05
Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë Test_687707585Një zyrtar i arsimit në Indonezi ka propozuar që vajzat duhet t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme. Ideja e tij është kritikuar gjerësisht

Shefi i arsimit në një qytet indonezian ka shkaktuar zemërim të madh në vend, të mërkurën, pasi që ka propozuar se vajzat duhet t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, ka raportuar agjencia franceze e lajmeve “AFP”. Aktivistët e kanë akuzuar Muhammad Rasyidin për mbështetje të “dhunës seksuale kundër femrave”, pasi ai ka sugjeruar planin kontrovers pas arrestimit të gjashtë nxënësve të dyshuara për prostitucion.

“Nëse është e mundshme, testet e virgjërisë do të kryhen vitin e ardhshëm”, ka thënë Rasyid, drejtor i arsimit në Prabumulih të ishullit Sumatra. Testet do të ndikonin në regjistrimin e vajzave në shkollë të mesme në Indonezinë me shumicë myslimane, ku gjimnazistet janë 16-19 vjeçare.

“Ne do të përpiqemi ta përfshijmë këtë plan në buxhetin tonë për vitin 2014”, ka thënë drejtori i arsimit, duke shtuar se propozimi i tij duhet fillimisht të aprovohet nga prefekti i qytetit dhe nga parlamenti lokal. “Ne do t’i bëjmë këto teste çdo vjet”, ka thënë Rasyid. Por, ai ka pranuar se mund të cenohen të drejtat e njeriut nëse femrat obligohen t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë.

Propozimi i tij ka shkaktuar një zemëratë të menjëhershme në vend, teksa ministri indonezian i Arsimit, Mohammad Nuh, i ka prirë korit të kritikave kundër tij: “Nëse dëshirojmë t’i mbrojmë fëmijët nga ndikimet negative, ekzistojnë mënyra të tjera. Ky nuk është një propozim i zgjuar”.

“Testi i virgjërisë përbën një formë të dhunës seksuale kundër femrave”, ka shtuar Masruchah, zëvendësshef i Komisionit kombëtar kundër dhunës ndaj femrave, i cili, si shumë indonezianë, ka vetëm një emër. “Ai është degradues dhe diskriminues për femrat”, ka vlerësuar Masruchah.

Në kryeqytetin Xhakarta, Aris Merdeka Sirait nga Komisioni kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve, ka thënë se plani i Rasyidit është “i menduar vetëm për të bërë bujë”. “Humbja e virgjërisë nuk vjen vetëm nga aktivitetet seksuale. Ajo mund të shkaktohet edhe nga sportet, nga problemet shëndetësore dhe nga shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Sirat. “Ne e kundërshtojmë këtë plan”, njofton gazeta Tribuna.

Sidoqoftë, propozimi duket i pagjasë për t’u miratuar, pasi zëvendësprefekti i qytetit, Ardiansyah Fikri, ka thënë se autoritetet lokale nuk e përkrahin atë. Por, ai ka bërë të ditur se po planifikohen programe të edukimit fetar dhe moral që njerëzit të dekurajohen për të mos e shprehur publikisht dashurinë në qytet. “Moraliteti i djemve dhe vajzave të reja ka dalë nga kontrolli”, ka shtuar ai.

Në vitin 2010, ligjbërësit në provincën Jambi të Sumatrës gjithashtu kanë propozuar që vajzat adoleshente të detyrohen t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, por plani ishte hedhur poshtë pas kundërshtimeve nga qeveria qendrore e Indonezisë.

Indonezia, një vend i më shumë se 240 milionë banorëve, po përballet me vështirësi për të balancuar modernizimin e shpejtë të vendit me vlerat tradicionale dhe kryesisht myslimane.almakos
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë Empty Re: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë

Sun 25 Aug 2013 - 21:01
Në botë po ndodhin gjëra të çuditshme!
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë Empty Re: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë

Sun 25 Aug 2013 - 21:03
ne qdo shtet ne bota ka qudia
Sponsored content

Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë Empty Re: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi