Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Shijak, autorët gabojnë objektiv, atentat babait të tre fëmijëve Empty Shijak, autorët gabojnë objektiv, atentat babait të tre fëmijëve

Tue 27 Aug 2013 - 11:32
SHIJAK- Një atentat i dyfishtë I ka marrë jetën një 37-vjecari babai i tre fëmijëve në qytetin e Shijakut. Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës në qendër të Shijakut pranë godinës së ‘Albtelekomit’ në lulishte, ku të plagosur kanë mbetur Elvin Kërtalla pronar i një ‘Euoloto’dhe Dorin Zoto të qëlluar më armë zjarri pistoletë e kallashnikov nga tre persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Shijak, autorët gabojnë objektiv, atentat babait të tre fëmijëve 2ibp894
Sipas burimeve policore atentatorët me një automjet me shpejtësi, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të dy personave të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë. Atentatorët më pas janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Dëshmitarë të shumtë kanë transportuar 2 të plagosurit në spital, por 37-vjecari ka humbur jetën sapo është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra në organet jetësore. I plagosuri tjetër, gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën bëjnë me dije burimet policore. Sipas policisë, viktima nuk ka qenë me precedent penal, ndërsa dyshohet se objekt i sulmit me armë zjarri ka qenë Dorin Zoto i sapo kthyer nga Italia.

Policia po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa në vendngjarje janë siguruar një numër i madh gëzhojash të qitura nga armë të ndryshme pistoletë e kallashnikov.
(e.m/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi