- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Ndërhyrja në Siri do të sjellë Luftën e III-të Botërore”
Tue 27 Aug 2013 - 14:22
Peshkopi katolik i Aleppos, Antoine Aounto doli kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Siri, që do të thotë, sipas tij, “Luftë e III Botërore”, gazeta e Vatikanit kritikoi mungesën e “maturisë” nga ana e perëndimorëve që po diskutojnë një mundësi të tillë.
I pyetur nga Radio Vatikani për skenarët e mësymjes ushtarake, që ditëve të fundit kanë dalë nga shtabet ushtarake të fuqive të mëdha, Antoine vuri në dukje: “Në qoftë se do të kemi një ndërhyrje ushtarake, kjo do të thotë, sipas vlerësimeve të mia, një Luftë të III-të Botërore. Ekziston përsëri ky rrezik. Gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken”.
“Shpresojmë se ndërhyrja e Papës në favor të një dialogu të mirëfilltë mes palëve ndërluftuese të ndryshme për të gjetur një zgjidhje, mund të jetë një hap i parë në mënyrë që të mos përdoren armët për të siguruar që njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë, të komunikojnë, të diskutojnë etj”, shtoi prifti katolik, i cili është gjithashtu kryetar i organizatës Caritas të Sirisë.
Nga ana tjetër gazeta zyrtare e Vatikanit “L’Osservatore Romano” ka kritikuar sot qeveritë perëndimore.
“Diskutimet mbi ndërhyrjen e armatosur të vendeve perëndimore janë duke u bërë më këmbëngulëse dhe frenohen më pak nga detyra maturisë.
Disa përfaqësues të këtyre vendeve deklarojnë të bindur për vlefshmërinë e kategorisë së përdorimit të armëve kimike nga ana e ushtrisë siriane, një çështje që është në hetim dhe në vazhdim nga ana e OKB-së”, shkruante gazeta.
Papa Françesku ka bërë thirrje të dielën që të “heshtnin armët”, duke denoncuar “rritjen e masakrave dhe mizorive” dhe kërkoi “nga komuniteti ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi