Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Greqi, babë e bir nga Shqipëria vdesin në aksident  Empty Greqi, babë e bir nga Shqipëria vdesin në aksident

Thu 29 Aug 2013 - 18:06
Babë e bir nga Shqipëria kanë humbur jetën në një aksident automobilistik, që ka ndodhur sot në të gdhirë rreth orës 3:00, në rrugën kombëtare Janinë-Kozanë, pranë fshatit Perivleptos në Greqi. 
Makina private me targa greke, ku udhëtonte babai me dy fëmijët 10 dhe 6 vjeç, të cilët jetonin në Lefkadha dhe po ktheheshin në Shqipëri, për shkaqe ende të panjohura, u përplas fillimisht kokë më kokë me një autobus pasagjerësh me targa shqiptare dhe më pas me një autobus tjetër. 
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, që të nxirreshin personat që ndodheshin në makinë. 

Mësohet se 36 vjeçari kishte vdekur në vend, ndërsa fëmijët u dërguan në spitalin Haxhikosta të Janinës, ku djali 10 vjeçar dha frymën e fundit, ndërsa vajza 6 vjeç do t’i nënshtrohet operacionit, pasi ka pësuar fraktura në këmbë. Policia heton shkaqet e aksidentit të rëndë që shkaktoi një tragjedi familjare, por paraprakisht mendohet se shkak ishte përgjumja e shoferit.  Alsat-Mhttp://alsat-m.tv
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi