Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine Empty E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine

Thu 29 Aug 2013 - 23:15
  • Gëzim Karaj po kalonte dhe preku me ngarkesën e tij makinën e Amanda Hoxhës. Ajo zbriti dhe e goditi me shkelm biçikletën, më pas kreu telefonatën fatale që solli aty agresorin Artenc Shehu

E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine 130828-1323
E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine 130828-1334
Anxhela Tato

- Egodet me levë për kapriçon e të dashurës, duke i marrë jetën 60-vjeçarit Gëzim Karaj. Kjo ndodhi dje në Tiranë, në lagjen “Ali Demi”, para shtëpisë së viktimës. Pas ankesës së të dashurës se i kishin gërvishtur makinën, ka mbërritur me shpejtësi Artenc Shehu për të marrë “hakën”. Ai ka goditur me gjithë forcën 60-vjeçarin e pambrojtur. I arrestuari për vrasje Artenc Shehu nuk ka hezituar që të kërcënojë me jetë edhe bashkëshorten e viktimës, e cila sapo ka dëgjuar britmat ka dalë jashtë dhe ka parë një djalë që po i dhunonte bashkëshortin.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje autori i konfliktit që vrau 60-vjeçarin Gëzim Karaj, ka pranuar krimin. Artenc Shehu ka treguar se e dashura, Amanda Hoxha, e ka njoftuar për çka kishte ndodhur. Por, në dëshminë e 30-vjeçarit Shehu thuhet se nga gjaknxehtësia e ka goditur me grushte viktimën, i cili është rrëzuar në tokë. Ndërkohë Dëshmitarët pohojnë se ky ka përdorur një levë me të cilën e ka qëlluar Karajn. Kanë qenëbanorët e zonës që njoftuan menjëherë uniformat blu, të cilët brenda një ore arritën që t’i vinin prangat autorit Artenc Shehu.

Bëhet me dije se krimi ka ndodhur para servisit që kishte në pronësi viktima. Karaj me mirësjellje i ka ofruar Amanda Hoxhës lekët e dëmtimit të makinës, të njëjtën ofertë ia ka propozuar edhe 30-vjeçarit Shehu, por ky, i nxitur nga fjalët e së dashurës, ka marrë hov duke e dhunuar me mjete të forta viktimën. Gëzim Karaj është transportuar me urgjencë për në spital, por ka humbur jetën për shkak të goditjeve të forta që kishte marrë pas kokës. Nga ana e policisë u raportua se kjo ngjarje erdhi nga një konflikt për motive të dobëta. Në njoftimin për shtyp thuhet se 30-vjeçari ka qëlluar dy herë me grusht pas kokës viktimën, i cili është rrëzuar me forcë në tokë, version i cili nuk mbështetet nga dëshmitarët okularë.

Por, ky version kundërshtohet nga familjarët e viktimës, të cilët pohojnë se i arrestuari e ka goditur me sende të forta, madje ata shkojnë edhe më tej. Sipas familjarëve, makina nuk është gërvishtur, por ka qenë një fërkim i papërfillshëm. Mësohet se sëbashku me 30-vjeçarin është shoqëruar nga blutë edhe e dashura e tij, Amanda Hoxha. Fqinjët Në familjen e Gëzim Karajt ka rënë morti. Të afërm dhe miq janë mbledhur afër familjes për t’i qëndruar pranë në këto momente të vështira dhimbjeje.

Kanë kaluar vetëm dy orë nga vdekja e papritur e 60-vjeçarit dhe familja e tij ende nuk mund ta besojë se njeriu më i dashur për ta nuk do të jetë më. Lajmi i vdekjes është mjaft tronditës për bashkëshorten dhe dy vajzat e viktimës, të cilit iu mor jeta krejt papritur në atë mënyrë. Miqtë e përshkruajnë si një person mjaft të dashur dhe fjalëmbël. “Ai mbante familjen me këtë servis se nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike. Është shumë e turpshme që policia thotë se vdiq nga shpulla, kur ai që u arrestua e goditi me levë”, shprehet njëri nga miqtë më të afërt të viktimës. Një dëshmitar okular thotë se “Gëzimi po shkonte të hidhte disa dërrasa me biçikletë, kur kjo vajza po dilte me makinë bashkë me të ëmën.

Ai i është afruar me biçikletë dhe kjo ka dalë duke i bërtitur se i gërvishti makinën. Gëzimi i ka thënë që do t’i paguante dëmtimin, edhe pse makinën as që ia preku. Ka hedhur plehrat dhe është kthyer në servis. Kjo tani bashkë me mamanë njoftoi dikë në celular, por ka mundësi i dashuri. Erdhi ky djali dhe të tre vajtën te servisi, aty nisi debati. Gëzimi i ka thënë disa herë se do ia paguante dëmin, por ky djali i ra në levë dhe e vrau. Kjo është e vërteta”, përfundon rrëfimin.





Suela Karaj

"E qëlloi babain me levë, kanosi edhe nënën"

Gëzim Karaj ishte babai i dy binjakeve 16 vjeçare, E.Karaj dhe S.Karaj. Njëra prej tyre, S. Karaj na tregoi konfliktin e shkurtër që i mori jetën babait të tyre. “Në mëngjes babi kishte marrë disa dërrasa dhe i kishte vendosur në biçikletë për t’i hedhur te kazanët e plehrave. Teksa po kalonte me biçikletë aty në fund të rrugës, një makinë po dilte nga parkimi. Babi mbështeti biçikletën që t’i linte vend, por ajo del e inatosur dhe fillon të bërtasë. Vajza bashkë me mamanë e saj i thanë babait: O qelbësirë, o ndyrësirë. I goditën me shkelm biçikletën dhe e akuzuan se i kishte gërvishtur makinën. Por, babi i qetë vazhdoi rrugën tek kazanët dhe më pas u kthye tek servisi. Pak më vonë aty vjen një djalë bashkë me këtë vajzën dhe mamanë e saj. Ai fillon të bëjë fjalë me babin dhe i thoshte pse i ke gërvishtur makinën. Babi i tha që të mos shqetësohej se për çdo dëm do paguante lekët, edhe pse nuk i kishte bërë asgjë makinës. Siç dëgjova mamin ky djali ka filluar të qëllojë babin me levë. Mami kishte dëgjuar zhurma dhe kishte dalë te shkallët. Ajo kishte parë këtë djalin që godiste babin dhe kishte dashur të ndërhynte. Por ai i kishte thënë se nëse afrohej do ta vriste mamin”.shekulli.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine Empty Re: E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine

Sun 1 Sep 2013 - 0:42
Arrest me burg për Artenc Shehun, qëlloi për vdekje 60-vjeçarin Karaj
E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine 89458

E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine 89476
Artenc Shehur, autori i vrasjes së Gëzim Karajt, ka dalë sot para gjykatës. Ndaj 31-vjeçari është marrë masa arrest me burg ndërsa avokati i tij ka sqaruar se, klienti i tij nuk ka pasur për qëllim të vrasë 60-vjeçarin.

Gjyqtarja Vjollca Zaimi vlerësoi se arresti ishte i ligjshëm dhe pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Imeraj për masën e arrestit burg. Nga ana e tij 31-vjeçari nuk ka folur asnjë fjalë, vetëm ka dhënë gjeneralitetet, duke ia lënë gjithçka në dorë të avokatit, raporton “A1 Report”.

“Klienti im nuk ka pasur qëllim vrasjen. Në trupin e viktimës nuk ka goditje, ndaj vrasja ishte pa dashje. Kërkoj një masë më të lehtë se arrest me burg pasi klienti im ka qenë pa precedentë penalë”, tha avokati Ardian Leka në emër të klientit të tij.

“Jam kundër. Është vrasje me dashje prej dhunës”, ka thënë prokurori Erjon Imeraj duke kujtuar se për veprën penale të "vrasjes si pasojë e dhunës" Kodi Penal parashikon deri në 20 vjet burg.

Pasi dëgjoi pretendimet dhe mori provat, gjyqtarja u tërhoq për vendim duke pranuar kërkesën organit të akuzës për mbajtjen në burg të Artenc Shehut.

Në seancën e sotme të gjyqit nuk ka qenë asnjë nga familjarët e Artenc Shehut. As e dashura e cila sipas hetimeve u bë shkaktare e këtij krimi. Në sallën e gjyqit nuk kanë qenë të pranishëm as familjarë të viktimës. 31-vjeçari qëlloi për vdekje Karajn pas një konflikt për gërvishtjen e makinës së të dashurës së tij.shekulli.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine Empty Re: E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine

Sun 1 Sep 2013 - 21:25
Sidoqoftë tragjedia më e madhe është se dit për ditë dëgjohen raste të dhunës në Shqipëri,çka unë kam përshtypjen se në vendet e regjionit nuk dëgjon kaq shpesh këso rastesh!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine Empty Re: E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine

Sun 1 Sep 2013 - 21:35
kur do behemi njerez ne mer jaho
Sponsored content

E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine Empty Re: E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi