Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lufta në sytë e një sirianeje në Shqipëri Empty Lufta në sytë e një sirianeje në Shqipëri

Fri 30 Aug 2013 - 21:45
Message reputation : 100% (1 vote)
  • Alia Noha/ Një vajzë siriane që jeton në Tiranë prej afro një dekade, rrëfen çfarë ndjen kur shikon luftën në vendin e saj. Komunikimi me familjen dhe përgatitja për më të keqen e mundshme

Lufta në sytë e një sirianeje në Shqipëri Anila%20sirianja
-Nëse një vajzë siriane e imagjinoni të mbuluar kokë e këmbë dhe që nuk bën asgjë veçse rri në shtëpi, ne po ju tregojmë të kundërtën. Aliaa, është siriane. Flokët e zeza i mbulojnë shpatullat. 28-vjeçarja ka 9 vjet që jeton në Shqipëri. Ishte 19 vjeç kur mbërriti këtu. Në atë kohë, nisi një jetë në një vend të huaj, por larg luftës që po jeton familja e saj prej kohësh. Aliaa sot është personazhi ynë për situatën që është në Siri, por edhe për kontributin që jep ajo në senziblizimin për ngjarjet në vendin e saj.

E quan fundi i botës atë që po ndodh në shtetin e saj, siriania Aliaa Noha, e cila prej vitesh ka emigruar nga Siria në Shqipëri. “Isha për pushime në Vlorë me vajzat e mia dhe po shihja në celular videot në Youtube me fëmijët sirianë, që kishin vdekur e nuk kam fjale ta përshkruaj”.

Aliaa e ka të vështirë të flas teksa përshkruan dramën mbi 2-vjeçare nga konflikti civil në Siri. Masakra e fundit me armë kimike mbi qytetarët në periferi të Damaskut ka shokuar mbarë botën ditën e fundit me pamje tronditëse, që janë përcjellë nëpërmjet internetit. “Shumë sirianë nuk pranojnë të dalin jashtë Sirisë. Andej kanë lindur, andej do vdesin. Por jeta atje gati e pamundur”, pohon Aliaa, duke shtuar se “një milion kanë dalë jashtë Sirisë, një shifër e madhe kjo, por 5 milionë kemi dëgjuar para disa muajsh, është diçka e pabesueshme”. “As vendet arabe nuk i pranojë më sirianët. Janë tejkaluar shifrat shumë. Plus në Egjipt ka prapë protesta. Nuk e marr vesh as unë, as shumica e qytetareve, por di të them se shtetet e mëdha po luajnë me gjak sirianësh. Janë mbi 10 mijë vetë që kanë vdekur. Kur do të themi mjaft!?”, pyet me dhimbje Aliaa.

Siriania që jeton në Shqipëri, së shpejti në cilësinë e aktivistes për të drejtat e sirianëve, do të organizojë një protestë përpara Ambasadës ruse në Tiranë, pasi, siç thekson, Kina dhe Rusia janë dy vende që po mbështesin diktatorin Bashar Al Asad për interesat e tyre.

Ajo herë pas here ka organizuar protesta-homazh në qendër të kryeqytetit për të ndaluar vrasjet e fëmijëve në Siri. Për guximin që ka treguar përveç komunitetit sirian që jeton këtu, ka gjetur mbështetjen dhe solidarizimin e shumë shqiptarëve. Në shesh kanë qenë më shumë pjesëmarrës në mbështetje të Aliaas dhe solidarizimit kundër vrasjeve të fëmijëve në vendin e saj. Me parulla në duar ata kanë dhënë mesazhe. Ne jemi ulur me Aliaan dhe kemi biseduar, për të na treguar më shumë për jetën e saj në Shqipëri dhe familjen e saj në Siri... Shpesh herë përlotet gjatë rrëfimit, ajo nuk e di nëse të afërmit e saj janë gjallë apo kanë vdekur, pasi prej një jave nuk ka kontakte, të gjitha linjat e komunikimit, të çdo lloji janë të bllokuara.
Lufta në sytë e një sirianeje në Shqipëri 270863_4077581237800_1798508768_n

Lufta në sytë e një sirianeje në Shqipëri 543946_3534273775453_1756268836_n

Lufta në sytë e një sirianeje në Shqipëri 995964_4495332201313_1304899946_n
Aliaa, si po e përjeton gjendjen e tanishme në Siri?

Shumë keq. Situata është shumë e rënduar dhe ata nuk e kuptojnë kundra kujt janë duke luftuar... po i vrasin të gjithë. Ne si familje jemi tetë fëmijë dhe jemi shpërndarë të gjithë nëpër botë. Në Siri na ka ngelur vetëm mami dhe një vëlla. Çdo ditë jetojë me ankthin dhe frikën se ata nuk do t’i kem më. Të jem e sinqertë jam e përgatitur për këtë pjesë. Ata janë mes rrebeshit të bombardimeve. Më ka ndodhur që humbas kontaktet për ditë të tëra duke mos u informuar çfarë ka ngjarë me familjen time.

Në fakt ju kemi parë herë pas herë duke organizuar protesta homazh në rrugët e Tiranës...

Po, se e ndjej që padrejtësitë që po bëhen brenda vendit tim, t’i bëj publike edhe këtu ku jetoj prej 9 vjetësh. E ka nisur me një protestë-homazh kundër vrasjeve të fëmijëve sirianë në Siri përpara një viti. Në atë kohë e nisa me rrjetin social “Facebook”. Vendosa aty lajmërimin për organizimin e këtij eventi dhe kërkova që të bëja një protestë në formën e marshimit. Aty pastaj u tërhoqën edhe shqiptarët, të cilët njihen për ndjeshmërinë që kanë.

Si ka qenë pjesëmarrja në to?

Pjesëmarrja ka qenë shumë e kënaqshme dhe jam habitur faktikisht. Shqiptarët kanë hallet e tyre dhe shumica nuk e dinë as ku bie Siria, por në këta rast bëhej fjalë për jetë fëmijësh dhe për të drejta njerëzore. Unë jam habitur nga solidarizimi i shqiptarëve dhe u ndjeva e prekur.

Ju i ndiqni lajmet për Sirinë, jeni në korrent të ngjarjeve që ndodhin atje?

Po, nga interneti dhe televizori dhe normalisht flas me familjen time në telefon kur ka linjë.... Më ndodh edhe të mos lidhem për ditë të tëra, ndodhe edhe kjo e jam në ankth gjatë gjithë kohës. Kur më pyesin që çfarë do të bëje nëse do të merrje vesh nëse familja jote nuk do të ishte më, them që: Jam e përgatitur edhe për këtë pjesë. Në atë situata çfarë nuk pres.

Një siriane 9 vjet në Tiranë

I kujton duke qeshur ditët e parë të mospërshtatjes lehtë me jetën e Tiranës, por një gjë i ka mbetur në mendje sot e kësaj ditë: këtu ka më shumë liri. Aliaa, është nënë e dy vajzave, e madhja 7 dhe e vogla 5 vjeç. Vogëlushet me prindër sirian flasin një shqipe të rrjedhshme dhe të pastër. Aliaa sapo ka përfunduar studimet për shkenca politike në një universitet privat në gjuhën angleze dhe është duke ndjekur studimet master. Ditët e fundit nuk kanë qenë të qeta për të, edhe pse është larg zhurmës së krismave, ajo i ndjen ato, pasi ka atje gjysmën e familjes. Tirana është qyteti që i pëlqen më shumë në Shqipëri, po ashtu edhe njerëzit.

Aliaa, sa kohë keni që jeni në Shqipëri?

Janë bërë 9 vjet tashmë. Kam ardhur në Shqipëri kur jam martuar, në moshën 19 vjeç. Tani kaq vitesh qëndrim në Tiranë mund të them që jam ambientuar goxha mirë me jetën shqiptare. Në fillim nuk ka qenë kështu, pasi isha një vajzë e re, nuk dija gjuhën, u ndodha në një vend të huaj dhe e pata të vështirë, por kjo situatë zgjati pak.

Si të është dukur Shqipëria në fillim kur erdhët?

Më është dukur shumë e vogël. Kjo është përshtypja e parë që më bëri, pastaj ndjeja që këtu kishte shumë liri, të paktën më shumë se sa në vendin prej nga vij unë.

Ke pas kontakte me njerëzit, si ke komunikuar me ta?

Jo, nuk kam pasur, pasi kisha probleme me të folurën, gjuha shqipe është shumë e vështirë, pastaj kur linda vajzën e parë që kontaktoja më shumë me njerëzit dhe nga këto marrëdhënie kam mësuar dhe kaq shqip sa di tani.

Sa fëmijë keni dhe ne ç’moshë janë?

Po, kam dy vajza. E madhja është 7 dhe dyta 5 vjeç, dhe më besoni, dinë shqip, edhe shumë më mirë se unë.

Me çfarë merresh këtu?

Sapo kam përfunduar shkollën për shkenca politike dhe tani po vazhdoj masterin, në anglisht.

Ke mësuar nga tradita shqiptare?

Për gatim jo, por kam mësuar. Tradita shqiptare nuk ka shumë diferencë nga tradita arabe, se arabe dhe turke janë njëlloj. Por këtu ka më shumë liri se në Siri.

Gjatë kësaj kohe që je këtu ke shkuar në Siri?

Më parë kam shkuar një herë në vit, por u bë disa kohë që nuk kam shkelur më atje sepse nuk kam leje të kaloj në Siri, pasi çdo kush që ka sharë presidentin, qoftë edhe në “Facebook”, e penalizojnë. Ka pas nga ata që janë futur në burg për këtë gjë. Po unë nuk kam frikë, njerëzit andej po vdesin dhe marrin guximin të dalin në protesta, pse duhet të kem unë frikë që jam larg.

Aliaa, çfarë bën në një ditë të zakonshme?

Tani në këto kohë vetëm dëgjoj dhe shoh lajmet, asgjë tjetër.shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi