Kërcënon të vrasë veten: Nuk kemi lekë për bukë
Sat 31 Aug 2013 - 13:00
Parandalohet një rast vetëvrasje nga ana e policisë në Shijak. Nga ana e bluve bëhet me dije se Gazmend Vukaj ka kërcënuar se do të vetëvritej, duke mbajtur një armë zjarri në dorë. Papunësia dhe vështirësitë ekonomike ia kishin bërë jetën të pamundur 30-vjeçarit, i cili ishte babai i dy fëmijëve. Sipas bluve Vukaj është shprehur se nuk kishte mundësi për të mbajtur familjen dhe nuk mund të duronte këtë gjendje në të cilën ndodhej. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, kur 30-vjeçari hipi në tarracën e banesës dhe kërcënoi se do të vriste veten. Banorë të zonës kanë njoftuar menjëherë policinë se një burrë kishte hipur në tarracë dhe bërtiste se do të vetëvritej. Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje ka ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje të rëndë. Togat blu negociuan për dy orë me 30-vjeçarin dhe e bindën që të mos kryente aktin e rëndë. Blutë bënë me dije se Vukaj gjatë kërcënimit vinte pistoletën në kokë, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike.shekulli.
- Para se të vetëvarej i telefonon gruas: Do vras veten se s’kam leke të laj borxhet
- Tenton të vrasë veten – përfundon në gjyq
- Për shkak të gjoksit të saj gjigand.Do që të vrasë veten...
- Drama e Amy Winehouse: Ka tentuar të vrasë veten që në moshën 10-vjeçare
- Fansi i Adelinës kërcënon: O takohem me të, o vras veten
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi