Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri – pesë shkaktarë që mund të mos i dini Empty Kanceri – pesë shkaktarë që mund të mos i dini

Tue 3 Sep 2013 - 21:14
Kanceri – pesë shkaktarë që mund të mos i dini Kanceri-300x200Duhani, obeziteti dhe dietat e pashëndetshme janë faktorët më të njohur që shkaktojnë kancer, por ekziston edhe një numër i vogël faktorësh të panjohur që japin të njëjtin efekt dhe për të cilat mund të mos jeni të vetëdijshëm.
Puna në turnet e natës
Femrat që punojnë në turnet e treta për të paktën tre net në muaj, për shembull infermieret dhe policet, përballen me një rrezik të madh ndaj kancerit të zorrës së trashë ose atij të gjirit. Ky studim është kryer nga Shoqata Amerikane kundër Kancerit dhe është publikuar në revistën shkencore “American Journal of Epidemiology”. Për sa i përket meshkujve që punojnë në turnet e natës, ata janë tri herë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës sesa meshkujt që punojnë në turnet e tjera. Studimi i hartuar nga shkencëtarët e Universitetit Kuebek zbuloi se punëtorët që punonin natën ishin më të rrezikuar nga kanceri i mushkërive, zorrës së trashë, fshikëzës dhe pankreasit. Kërkuesit mendojnë se kjo mund të vijë si pasojë e ndryshimit të nivelit të melatoninës, hormonit që i përgjigjet ndryshimit të dritës. Edhe humbja e gjumit mund të jetë një tjetër faktor.
Çfarë mund të bëni për këtë?
Nëse nuk mund të ndërroni oraret tuaja të punës, ekspertët këshillojnë të merrni ilaçe që përmbajnë melatoninë dhe që të flini mjaftueshëm gjumë gjatë ditës, mundësisht në një dhomë të errët për të rritur kështu sistemin tuaj imunitar. Disa kompani janë duke eksperimentuar me lloje të ndryshme dritash artificiale, të cilat nuk ndikojnë në prodhimin e melatoninës.
Kontraceptivët
Femrat janë mësuar të përdorin lirshëm pilula kontraceptive (që parandalojnë shtatzëninë e padëshiruar), por është zbuluar se ato kështu ekspozohen ndaj një rreziku edhe më të madh për zhvillimin e kancerit të gjirit. Shoqata Amerikane kundër Kancerit ka vërejtur se femrat që marrin pilula janë më të prekura nga kanceri sesa ato që nuk i marrin. Nëse ndalohet marrja e pilulave, duket se edhe niveli i rrezikut kthehet në normalitet. Femrat që nuk kanë marrë kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet, nuk janë më të rrezikuara ndaj kancerit të gjirit.
Hormonet pjesë përbërëse e pilulave janë fajtorë të mundshëm, shprehen studiuesit. Faktorë të tjerë mund të jenë edhe hormonet e ngritura femërore, si për shembull te rasti i menstruacioneve të hershme, menopauzës së vonshme dhe terapia me estrogjen, që mendohet se ndikon në shtimin e rrezikut të kancerit të gjirit.
Çfarë mund të bëni rreth kësaj?
Nëse përdorni kontraceptivë oralë, ekspertët ju këshillojnë të diskutoni me mjekun tuaj në lidhje me rreziqet që ju kanosen. Ekziston mundësia që të balanconi kontraceptivët me mënyra të tjera të jetesës së shëndetshme. Për shembull mund të bëni ushtrime fizike, të ushqeheni shëndetshëm apo edhe të lindni fëmijë para moshës 30 vjeç, që mendohet se ulin nivelin e rrezikut ndaj kancerit të gjirit.
Ekspozimi i paktë në dritë
Dihet tashmë se qëndrimi i gjatë në dritë ka efekte negative, pasi rrezet ultraviolet mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Por, ajo që është zbuluar së fundmi është se drita e diellit aktivizon disa lëndë kimike në lëkurë, të cilat prodhojnë vitaminën D, një vitaminë kjo e domosdoshme për funksionet e trupit. Vitamina D përmban veti shumë mbrojtëse ndaj shumë lloje të kancerit si për shembull ai i pankreasit dhe i zorrës së trashë.
Çelësi është të siguroheni që të ekspozoheni në diell në sasinë e duhur, pa e tepruar dhe jo në kohën e mesditës, kur dielli është më i fuqishëm.
Çfarë mund të bëni rreth kësaj?
Mund ta merrni vitaminën D nëpërmjet mënyrave të ndryshme si farmaceutike ashtu edhe nëpërmjet ushqimeve që e përmbajnë, si për shembull qumështi.
Seksi i pambrojtur
Viruset dhe bakteret nuk ndikojnë shumë në krijimin e kancerit, por ka disa infeksione të rrezikshme që transmetohen seksualisht që mund të luajnë një rol shumë madhor. HPV (Human papillomavirus) është një virus që përfshin variacione të ndryshme, të cilat shkaktojnë irritim të lëkurës, lytha gjenitale dhe janë të lidhur me lloje të ndryshme kanceri si ai i qafës së mitrës, vaginës, anusit, testikujve dhe laringut.
Infeksionet e Hepatitit B dhe C mund të shkaktojnë gjithashtu kancer. Njerëzit e infektuar me HIV janë në rrezik të madh ndaj kancerit të krijuar në nyjat limfatike ose në indet limfoide.
Çfarë mund të bëni?
Rekomandohet që fëmijët e moshës 11-12 vjeçare të vaksinohen kundër HPV. Këto vaksina këshillohen edhe për adoleshentët, meshkujt deri në moshën 21-vjeçare dhe për femrat deri 26 vjeç. Janë tri vaksina që bëhen çdo gjashtë muaj.
Mosha
Mundësia e prekjes nga kanceri shtohet edhe me kalimin e moshës. Është një faktor që nuk duam ta pranojmë, por që ekziston dhe që s’mund të anashkalohet. Pavarësisht se kanceri mund të na prekë në çdo moshë, shumica e personave të diagnostikuar me kancer janë mbi moshën 65-vjeçare, atëherë kur qelizat fillojnë të shkatërrohen dhe mbrojtja natyrale e trupit fillon të dobësohet.
Si t’ia bëni në këtë rast?
Shkencëtarët shprehen se ndonëse ne nuk mund të ndikojmë në plakjen, mund të përmirësojmë stilin e jetës për të pasur një pleqëri sa më të shëndetshme.
Ja disa këshilla:
Ruani peshën normale dhe krijojini vetes aktivitet fizik;
Hani ushqimet të shëndetshme si shumë fruta dhe perime;
Shmangni alkoolin dhe pijet e tjera që dëmtojnë trurin;
Mbroni lëkurën dhe mos përdorni duhan;
Bëni kontrolle të shpeshta në mënyrë që të jeni gjithnjë të sigurt.
gazetarepublika
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi