Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përse vdes dashuria? Empty Përse vdes dashuria?

Wed 4 Sep 2013 - 23:16
Përse vdes dashuria? Dead-love
  • Dashuria lind, konsolidohet, ndërkaq edhe zhduket. Si dhe përse ndodh kështu? Përgjigjet janë në vijim:


Humbja e komunikimit

Komunikimi i mirë është bazë për lidhje të suksesshme. Sapo partnerët të shmangin sjelljet e sinqerta dhe bisedimet cilësore, lindin probleme, konflikte dhe më së shpeshti edhe ndarjet. Çiftet duhet të zgjedhin rrugën e komunikimit të drejtpërdrejtë menjëherë pas shfaqjes së një problemi apo krize xhelozie.

Trajtimi sa për sy e faqe

Partnerit patjetër duhet t’i përkushtoheni, t’i kultivoni marrëdhëniet me të, përherë t’i tregoni respektim dhe t’ia bëni me dije se sa e dashuroni. Rreziku më i madh është mospërballimi i ulje-ngritjeve që ka çdo marrëdhënie, apo shfaqja e ndonjë shenje mosbesimi, ku në fakt ndodh që të ketë edhe momente boshllëku.

Pritshmëritë e pa realizuara

Fillimi i lidhjes gjithmonë është përrallor. Derisa jeni duke e njohur njëri-tjetrin, çdo gjë është e bukur, e hulumtoni njëri-tjetrin, njiheni ngadalë dhe mendjen e keni gjithnjë te kënaqësia. Mirëpo me kalimin e kohës gjërat relaksohen, maskat bien, kuptoni se me kë vërtet keni të bëni dhe që mendimet rreth disa gjërave të rëndësishme nuk ju përputhen dhe çdo gjë shkatërrohet.

Keni zbuluar diçka të re për partnerin

Partneri që është i përfshirë në një marrëdhënie tjetër, do të kërkojë më tepër hapësirë dhe kohë për ta kaluar vetëm, apo jashtë familjes. Mund të thonë se kjo kërkesë i dedikohet konfuzionit në ndjenjat e tyre, apo stresit në punë.

Xhelozia në plan të parë

Përballja me një të dashur xheloz është mjaft e vështirë dhe nganjëherë ju duket se është më lehtë të largoheni nga ajo lidhje se të vazhdoni me të.

Mungesa e tërheqjes

Mbase ky është një prej mëkateve më të rënda që mund të ekzistonte në brendësi të një marrëdhënieje. Të mos tërhiqesh më fizikisht nga partneri, të mos kesh dëshirë për të kryer marrëdhënie apo edhe thjesht për një puthje është një prej problemeve më të vështira që një lidhje mund të kalonte.

Monotonia

Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë një marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi. Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur partnerin e jetës.

Kurrë nuk ka ekzistuar dashuria e vërtetë

Shumë shpesh ndodh që njerëzit i përzien gjërat. Afshi, entuziazmi që bartin me vete çdo gjë që është e re e kanë afatin e zgjatjes. Dhe, nëse pas kësaj kuptoni që lidhja me personin përkatës në të vërtetë nuk është edhe diçka që ju plotëson, këtu gjithsesi përfundon çdo gjë.shekulli.
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Përse vdes dashuria? Empty Re: Përse vdes dashuria?

Thu 5 Sep 2013 - 12:02
Une mendoj qe dashuria mund te vdes , po qe se nuk ushqehet .
Dashuria eshte si femija , ajo kerkon - duhet t'ushqehet , te mirembahet, te perkujdesemi per te ... Po qe se ndodhe e kunderta ... atehere , frymarrja e saj , cdo here e me shume humb fuqine-ngadalesohet , e mbulon pluhuri , deri sa te nje dite zbehet dhe s'mbet asgje prej saj...



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi