Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çdo gjë që duhet të dini rreth Pap testit Empty Çdo gjë që duhet të dini rreth Pap testit

Sat 7 Sep 2013 - 20:01
  • Çdo femër e di që duhet të kryeje kontrolle të rregullta të pap testit. Më poshtë mund të kuptoni se çfarë është pap testi në të vërtetë dhe përse është kaq i rëndësishëm

Çdo gjë që duhet të dini rreth Pap testit A4712554811E8E89796B73EC5DC2BA55
Çdo femër e di që duhet të kryeje kontrolle të rregullta të pap testit. Më poshtë mund të kuptoni se çfarë është pap testi në të vërtetë dhe përse është kaq i rëndësishëm.
Gjatë një pap testi, personi përgjegjës mbledh qeliza nga qafa e mitrës tuaj. Këto qeliza ekzaminohen për parregullsi që mund të tregojnë për para kancer, kancer, infeksion ose inflamacion.

Mes femrash: “Ç’duhet të dijë një femër për pap testin? Që është i parehatshëm, i pakëndëshëm, i nëvojshëm, i ftohtë, ndonjëherë me pak dhimbje dhe që cdo femër e ka bërë më parë këtë gjë, që nuk jeni vetëm dhe shumë shpejt do të marrë fund.”


Si mblidhen qelizat?
Doktori juaj përdor një instrument që quhet spekulum për të zgjeruar vaginën. Më pas, merr material nga sipërfaqja e qafës së mitrës, dhe i vendos qelizat e mbledhura në një mikroskop për ekzaminim në laborator.
Kush e kryen PAP testin?
Gjinekologët dhe asistentët e tyre
Pse duhet ta bëj PAP testin?
Pap testi është pjesë kritike e rutinës tuaj shëndetësore. Parregullsirat që dallon një pap test mund të cojnë në kancer. Nëse dallohen herët, doktori mund të parandalojë në kohë kancerin.
Këshilla nga ekspertë ”Gati të gjitha vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohen me kontrollet e rregullta të pap test.” Matilde Parente
Sa shpesh duhet bërë?
Jo shumë kohë më parë, femrat u inkurajonin të kryenin të paktën një pap test në vit, duke filluar nga mosha 18 vjecare. Por sot këto standarte kanë ndryshuar disi dhe kolegji Amerikan i Obstetrikëve dhe Gjinekologëve sygjeron që:
- Femrat duhet të kryejnë pap testin e tyre të parë në moshën 21 vjecare.
- Femrat nga mosha 21 deri 30 duhen kontrolluar çdo dy vjet.
- Femrat në moshë më të madhe se 30 vjeç që kanë pasur tre herë rresht pap test me rezultate normale, mund të kontrollohen një herë në tre vjet.
- Femrat me disa faktorë rreziku- si HIV , me probleme të mëparshme të qafës së mitrës ose kancer duhen kontrolluar më shpesh.
- Femrat mbi moshën 65 vjecare të cilat nuk kanë pasur pap teste të parregullta, në 10 vitet e fundit, me lejen e mjekut, mund të ndalojnë së kryeri pap test
.
Këshilla nga ekspertët ” Diskutojeni aktivitetin seksual më mjekun tuaj. Nëse keni partner të ri, partnerë të ndryshëm ose një partner i cili ka, ose ka parsur të tjerë, mund të rrisë rrezikun për të marë sëmundje gjenitale, të cilat cojnë në kancer të qafës së mitrës”.- Dr. Parente
Si të përgatitem për PAP testin?
Ëshë mëse i nevojshëm një dush, një natë ose mëngjes përpara pap testit. Mos përdorni larësa vaginalë si shkumë, sapunë, xhel ose kimikate të tjera përpara takimit. Ndaloni së kryeri marrdhënië për një ose dy ditë përpara testit dhe lini takimin kur nuk jeni në ciklin tuaj menstrual.
Çfarë rezultatesh jep PAP testi?
Rezultatet tuaja mund të jenë “normale”(“negative”) ose “jo normale” ( “pozitive”).
Çka nëse rezultatet janë pozitive?
Qelizat jo normale, rrallëherë bëhën kancerogjene. Mjeku mund t ‘ju kërkojë të bëni një tjetër pap test për ta krahasuar atë më origjinalin. Shpesh, qelizat jo normale në qafën e mitrës largohen pa trajtim.
Mjeku juaj mund të bëjë testin tjetër (kolposkopi), që të ekzaminojë qafën e mitrës dhe vaginën. Nëse kolposkopia gjen parregullsira, atëherë mjeku mund t'i bëjë një biopsi zonës së ekzaminimit. Nga aty, ai/ajo mund të përcaktojë mundësinë, që këto qeliza të bëhen kancerogjene dhe nesë është i nevojshëm ndonjë trajtim tjetër./Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi