Dy vrasje me armë brenda 1 ore, një në Sarandë dhe një në Durrës
Sun 8 Sep 2013 - 23:14
Dy vrasje kanë ndodhur brenda një orë këtë mbrëmje, ku një person është vrarë në Radë të Durrësit, ndërsa një tjetër në Sarandë.
Durrës, vritet pas sherrit për një femër
Një shtetas 28-vjeçar u ekzekutua me armë në Radë të Durrësit. Ai është Festim Lëmja, 28 vjeç, i cili mbërriti i pajetë në spitalin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi pas një sherri në një lokal të Radës, ku persona të paidentifikuar e qëlluan me automatik Lëmjen. Ai mori një plumb në kokë dhe më pas u dërgua i vdekur në spital.
Mësohet se kanë qenë vëllezërit ata që e kanë dërguar në spital viktimën. Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka shpallur në kërkim autorët, të cilët janë identifikuar, por emrat nuk bëhet të ditur. Mësohet se shkak i sherrit ka qenë një femër.
Sarandë, vritet 82-vjeçari për kullotat
Një 82-vjeçar u qëllua për vdekje në fshatin Shendre të komunës Dhivër në Sarandë, pas një sherri me bashkëfshatarin e tij për një kullotë.
Mësohet se viktima është Jorgo Kurti, 82 vjeç, i cili u qëllua për vdekje nga shtetasi Sokrat Shito. Mësohet se policia ka arritur të arrestojë autorin e vrasjes menjëherë pas kryerjes së krimit.Policia tha se dy të moshuarit kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin për ndarjen e pronës dhe kullotave.
/Shekulli Online/E.D./

- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Dy vrasje me armë brenda 1 ore, një në Sarandë dhe një në Durrës
Tue 10 Sep 2013 - 0:49
Ca tmerri per Zotin, per shkaqe injorante ikin jete njerezish si te ishin gje pa vlere, pupupu te rrenqethet mishi kur degjon te tilla lajme
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi