Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim
Sun 15 Sep 2013 - 19:59
TIRANE - Pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit, qeveria e re ‘Rama’ zyrtarisht sot u ul në kabinetin e kryeministrisë për një mbledhje të parë.
Pak caste pasi morën votëbesimin në Parlament, ministrat së bashku me kryeministrin shqiptuan ‘Betohem!’ tek Presidenti Bujar Nishani.
Betimi
Kryeministri Edi Rama mbërriti në godinën e presidencës rreth ores 18:00 dhe doli prej aty ne oren 18:35 minuta.
Pasi ka përshkruar duke ecur në këmbë bulevardin nga godina e Presidencës në drejtim të kryeministrisë, kryeministri Edi Rama është ndalur në shkallët e godinës, në një ambient të sistemuar posaçërisht për të mbajtur një fjalim.
Ndërkaq rruga ishte boshatisur kurse simpatizantë të së majtës ishin rreshtuar anash bordurave për të përshëndetur forcën e tyre politike që zyrtarisht sot ulet në karrigen e drejtimit të qeverisë.
Rama: Kjo qeveri është e gjithë shqiptarëve
Kryeministri i ri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse në hyrje të godinës së Qeverisë premtoi se pushteti do të jetë i qytetarëve dhe se qeverisja e këtij vendi do të realizohet me njerëzit dhe për njerëzit.
“Mirënjohje qytetarëve nga Tropoja në Konispol që më 23 qershor votuan aleancën për Shqipërinë Europiane dhe respektpër ata që nuk e votuan”, u shpreh në fjalën e shkurtër para godinës së qeverisë, kryeministri i ri i vendit, z Edi Rama.
"Qeveria e re e sapobetuar është qeveria e të gjithë shqiptarëve, ne jemi zgjedhur për të bashkuar dhe jo për të ndarë dhe ne do bashkojmë dhe nuk do ndajmë. Me shumë përulje ju themi të gjithëve se Rilindja që ne duam nuk mund të vijë brenda natës. Për ne këtu mbaron koha e fjalëve në opozitë dhe fillon puna në qeveri", u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi më tej se “ëndrra që filloi në '90, "e duam Shqipërinë si Europa", do vazhdojë më e gjallë dhe fuqishme se asnjëherë.
QEVERIA E RE
1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës
14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Balkanweb

- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim
Tue 17 Sep 2013 - 22:34
llafe llafe blaa blaa...tani le te prashis pemet qe ka mbjell x qytetaret
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim
Tue 17 Sep 2013 - 22:51
mos u merzit amore
e shef qe doli fjala ime
e shef qe doli fjala ime
- Sponsored content
- Rama largohet nga Kryeministria pa asnje pergjigje, protestuesit e gdhijne ne rruge
- Presidenti, Rama përjashton Topallin
- Qeveria e re, ja emrat e 19 ministrave. Rama kryeminister, 5 poste i merr LSI
- Rama: Vetëm në Shqipërinë e Saliut, deputeti qëllon me armë dhe qeveria bën sehir
- Presidenti që na duhet dhe Presidenti i politikës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi