6 mënyra për të pastruar dhëmbët kur keni harruar furçën
Sat 28 Sep 2013 - 21:37
Do shkoni tek disa miq apo ne një udhëtim, por keni harruar furçën ne shtëpi? Mos u shqetësoni, ka disa mënyra si te keni një buzëqeshje te bukur.
Përtypni çamçakëz me kanelle
Sipas disa studimeve, kanella ul praninë e baktereve ne goje dhe ne këtë mënyrë mundësitë për t’u formuar kariesi janë me te paketa.
Konsumoni ushqime me veprim gërryes
Ushqimet e ngurta dhe qe kërcasin kur kafshohen ( molla, karota, selinoja, misri i ziere) mund te pastrojnë dhembet.
Pini një filxhan çaj
Flavonoidet e çajit pengojnë bakteret e këqija te vendosen neper dhembe. Nga ana tjetër çaji është i pasur edhe me fluor, një mineral ky qe forcon dhembet.
Përdorni një shpëlarës goje pa alkol
Përdoreni gjithmonë pas vaktit shpëlarësin e gojës. Një i tille pa alkol do jepte rezultate shume me te mira dhe përveç te tjerash do shmangte edhe kancerin e gojës.
Hidratojeni gojën
Ne çdo ore pini nga një gote ujë. Sa me shume qe te pini aq me shume do i largoni bakteret qe ndodhen neper dhembe apo ne kavitetin bukal. Ne këtë mënyrë do ketë me pak mundësi për gingivitet, me pak karies dhe frymëmarrja do jete me e freskët.
Përtypni çamçakëz qe përmban xylitol
Xylitoli është një zëvendësues sheqeri qe gjendet tek disa çamçakëzë dhe ndihmon ne pakësimin e baktereve te dëmshme. Mjaftojnë disa ne dite për te modifikuar ekuilibrin kimik te gojës dhe për te parandaluar kariesin.shqiptaret.gr
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi