Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maqedoni, shitje organesh nëpërmjet internetit Empty Maqedoni, shitje organesh nëpërmjet internetit

Sat 12 Oct 2013 - 13:30
Maqedoni, shitje organesh nëpërmjet internetit Shitja_4217Maqedoni, shitje organesh nëpërmjet shpalljeve në internet “Shesim veshkën për 100 mijë euro” është një nga shpalljet që qarkullon në faqet e internetit të shitblerjeve në Maqedoni. Dukuria e tillë është masive së fundi në vend, pasi që për shkak të krizës sociale, shumica e qytetarëve për mbijetesë tashmë nxjerrin në shitje edhe organet e tyre. Pas hulumtimeve në internet, qytetarët kanë pranuar se shesin organet e tyre, kryesisht veshkën, për të përballuar krizën, borxhet dhe gjendjen e vështirë social – ekonomike. Shpalljet e tilla vështirë gjenden, por ato janë të kamufluara, me qëllim për t`iu shmangur ligjit dhe drejtësisë, pasi që kjo është e ndaluar me ligj.

Kohëve të fundit edhe një familjar maqedonas shpalli publikisht shitjen e veshkës së tij për të shkolluar fëmijët, dhe se ky lajm ishte tronditës dhe u përhap në shumë media të vendit dhe rajonit. Klinika e Urologjisë në Shkup thekson se nuk ka pasur raste të pranimit të pacientëve që kanë transplantuar veshkën për qëllime financiare.

Nga kjo klinikë kanë theksuar se transplantimet pranohen vetëm për pacientët dhe dhuruesve të veshkave që janë në lidhje familjare. Por, siç bëhet e ditur, transplantet e tilla realizohen nëpër kanale dhe klinika ilegale brenda dhe jashtë vendit. Por, deri tani nuk ka pasur dyshime të tilla për praninë e ndonjë klinike ilegale për transplantimin e organeve.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi