3600 organizata kriminele në Europë, që nga droga deri te trafiku organeve
Tue 15 Oct 2013 - 21:48
Brenda hapësirës së shteteve që përbëjnë Bashkimin Evropian veprojnë 3600 organizata kriminele ndërkombëtare. Në këtë përfundim ka dalë revista prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, e cila u referohet të dhënave nga një komision special i Parlamentit Evropian. Sipas këtyre të dhënave, organizatat e përmendura u shkaktojnë dëme ekonomive respektive dhe shumat e dëmeve arrijnë në miliarda euro.
“Brenda BE-së punojnë 880 mijë punëtorë skllevër. Ata punojnë nën kërbaçin e kriminelëve”, thuhet në një raport për vitin 2012 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Me punë të detyruar ILO kupton atë punë, të cilën njerëzit e kryejnë nën kërcënim.
“Vetëm përmes trafikimit të qenieve njerëzore organizatat kriminale përfitojnë rreth 25 miliardë ero në vit”, citon “Der Spiegel” deputetin evropian Salvatore Lacolino. Ndërsa përmes Cyber –‘tregtia me organe të trupit të njeriut dhe të kafshëve të egra’, fitohet rreth 290 miliardë euro.
Ndërsa dëmet që shkaktohen nga korrupsioni në gjithë BE-në, sipas komisionit të përmendura mbërrijnë në 120 miliardë euro në vit.
/Shekulli Online/ E.L/

- Trafiku i organeve, mbërrin në Tiranë prokurori i caktuar nga BE-ja për hetime
- Debat Kosovë-Serbi në OKB, Jeremiç: Trafiku i organeve në gjithë botën!
- Trafiku i organeve, Adriatik Llalla: Serbia nuk do të lejohet të hetojë në Shqipëri
- NJË POEZI SHQIPE të paktën 3600 vjet e vjetër
- Vjen “Taken 2”, përsëri shqiptarët kriminelë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi