Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Peshku më i gjatë në botë Empty Peshku më i gjatë në botë

Wed 16 Oct 2013 - 21:22
Message reputation : 100% (1 vote)
Peshku më i gjatë në botë PeshkuNjë instruktore e notit në bregdetin e Kalifornisë jugore, ka parë një peshk gjigant të ngordhur. Ajo tha se ishte mahnitur nga krijesa që kishte parë, pasi rrallë mund të shohësh një peshk të argjendtë rreth 5.5 metra të gjatë.

Jasmine Santanas kërkoi ndihmën e 15 njerëzve për ta tërhequr krijesën gjigante të detit. Stafi shkencor i “Catalina Island Marine Institute” po e quajnë këtë zbulimin e jetës.

“Nuk kemi parë kurrë në jetën reale një peshk kaq të madh”, thotë Mark Waddington, kapiten në anijen “Tole Mour”. “Peshku i fundit i këtij lloji që e kemi parë ka qenë vetëm 1 metër i gjatë”.

Për shkak se këta peshq notojnë rreth 3000 metra në thellësinë e detit, të shohësh një krijesë të tillë është shumë e rrallë dhe shumë pak e studiuar.

Santana tregon momentin kur e ka gjetur këtë krijesë të rrallë të detit, teksa po notonte mbi ujërat e gjirit Toyon në ishullin Santa Catalina.

Ky peshk, megjithëse është ndër më të mëdhenjtë që ka parë syri i njeriut, ai mund të rritet deri në mbi 15 metra dhe konsiderohet si peshku me kocka më të gjata në botë.

/Shekulli Online/ E.L/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Peshku më i gjatë në botë Empty Re: Peshku më i gjatë në botë

Thu 17 Oct 2013 - 0:18
Sa I madh
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi