Mëmësi në fëmijëri
Sat 2 Nov 2013 - 20:17
Kur një minorene ngel shtatëzanë, e tashmja dhe e ardhmja e saj ndryshon rrënjësisht me shumë pak mundësi që ajo të jetë më e mirë.
Me mëmësinë në mituri, edukimi i një vajze mund të përfundoje aty, shanset për punësim dhe një të ardhme më të sigurt mund të vihen në dyshim, e ndërkohë që shtohen mundesitë për një varësi të shumëfishtë të saj në jetë, veçanërisht në aspektin ekonomik.
Mëmësia në fëmijëri është një problem global, veçanërisht i vendeve në zhvillim, ku çdo vit rreth 7.3 milionë vajza nën moshen 18 vjeç sjellin në jetë një fëmijë.
Në vendet e Mesdheut, si Italia dhe Spanja, niveli i shtatëzanive tek adoleshentet është i ulët, me 6 lindje për 1 000 vajza të moshës 15-19 vjeç.
Por, ajo që mban nivelin më të lartë të këtij fenomeni është Europa Lindore. Vende si: Rumania dhe Bullgaria kanë numrin më të lartë të lindshmërisë tek adoleshentet me 39.3 dhe 46.7 lindje për 1000 gra adoleshente respektivisht.
Ndërsa Shqiperia duket se paraqet një situatë më të mirë sesa këto vende. Studimi më i fundit tregon se kemi një numer më të ulët të lindshmërisë së adoleshenteve, me 16 lindje për 1 000 vajza.
Në fakt, të dhënat krahasuese tregojnë se ky femomen ka rënë me 70% nga viti 1980, kur llogaritej që numri i vajzave që sillnin në jetë një fëmijë midis moshës 15–19 vjeç ka qenë 52 lindje për 1000 gra të kesaj grupmoshe.
Për herë të parë, Instituti i Shëndetit Publik ka realizuar një raport për lindjet dhe abortet në adoleshencë, duke u bazuar në të dhënat e dy materniteteve në Tiranë, "Koço Glozheni" dhe "Mbretëresha Geraldinë".
Në këtë studim vërehet se lindjet e femrave 14-24 vjeç në Tiranë kanë pësuar një rritje të lehtë, duke përbërë rreth 43% të lindjeve totale të Shqipërisë për vitin 2012, ndërkohë që në vitin 2009 ato qëndronin në vlerën 36.9%.
Ndërsa sa u takon aborteve tek adoleshentet e Tiranës, raporti nenvizon se ato kanë ardhur në ulje.
Për vitin 2012 janë realizuar 66 aborte të njohura tek grupmosha 15-19 vjeç, ndërsa në vitin 2009 në këtë grupmoshë jane kryer 133 aborte.
Megjithatë, studimi analizon se vitet e fundit ka një rritje të aborteve spontane kundrejt atyre me kërkesë të adoleshenteve.
Ndërprejet e shtatëzanisë me kërkesë për vitin 2012 zënë rreth 20.1% të kësaj grupmoshe, ndërkohë që në vitin 2009 ato përbënin rreth 37.2% të aborteve.
Rritja e nivelit të aborteve spontane për periudhën 2009-2012 lë vend për kryerje të studimeve të mëtjejshme për të hetuar shkaqet. / Top Channel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi