Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

8 këshilla bukurie nga e gjithë bota Empty 8 këshilla bukurie nga e gjithë bota

Sun 3 Nov 2013 - 12:09
Message reputation : 100% (1 vote)
  • Ju do të dukeni mjaft mirë dhe nuk do të shpenzoni asgjë nëse ndiqni këto këshilla tradicionale bukurie, të cilat vijnë nga vende të ndryshme të planetit tonë

8 këshilla bukurie nga e gjithë bota E10CB5E2BE5E158F22BF635942173614
Tetë këshillat e mrekullueshme të cilat do t’i lexoni kanë diçka speciale. Në fakt, këto janë këshilla që vijnë nga anë të ndryshme të botës. Të gjitha gratë janë të bukura, por ka disa vende të botës që i shohin ato si të shkëlqyeshme; kjo sepse kanë mësuar disa teknika bukurie të cilat ja vlejnë t’i provoni.
1)India
Nëse dëshironi flokë të gjatë dhe që shkëlqejnë bëni si gratë indiane blini vaj kokosi (në një dyqan ku shiten produkte bimore) dhe përdoreni atë në vend të balsamit të zakonshëm. Ai është një zgjidhje e vërtetë për lëkurën dhe flokët. Mjafton të merrni një sasi të vogël të këtij vaji dhe ta shpërndani mbi lëkurën e kokës me një masazh të lehtë, nëse dëshironi të keni flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, të fortë.
2)Spanja
Spanja “na sjell” një mënyrë krejt të veçantë për të përdorur patatet pa u shqetësuar për karbohidratet! Është evidentuar se gratë spanjolle përdorin feta patatesh për të eliminuar pjesën e zezë rreth syve dhe për t’i dhënë asaj një shkëlqim. Ky sugjerim me kosto shumë të ulët është gjithashtu edhe shumë i lehtë për t’u zbatuar duke qenë se askujt nuk i mungojnë patatet në shtëpitë e tyre.

3)Australia

Gratë e Australisë përdorin shumë vajin aromëmirë të papajës. Në fakt, ky vaj të ofron shumë aplikacione. Ai mund të përdoret për të zbutur djegiet, për të ushqyer buzët e thata dhe për të kuruar ekzemat. Top-modelja Rozi Hjutinkton Uajtli (Rosie Huntington-Whitely) i mban në mënyrë perfekte buzët e saj(nga herpeset ose faragjosja) falë vajit të mirë dhe aromëkëndshëm të papajës.
4)Republika Dominikane
Si thoni për një ilaç të thjeshtë dhe të shpejtë për t’i bërë flokët të ndritshëm e të shkrifët? Gratë e Republikës Dominikane na mësojnë se për të arritur këtë gjë mjafton përdorimi i ujit tonik. Ai përdoret pas shampos për t’u bërë një shpëlarje përfundimtare flokëve. Uji tonik i bën flokët mjaft të butë, ai i eliminon mbetjet e kalkut të pranishme në ujë.

5)Kili

Nga përbërësit më të spikatur të trajtimit të bukurisë që përdoren në Kili veçohet rrushi i kuq dhe mielli. Konkretisht duhet të merrni rrush të kuq, ta shtypni dhe më pas ta përzieni atë me miell dhe kështu do të krijoni një përbërje (si krem) të cilin mund ta aplikoni mbi fytyrë me lëvizje rrethore. Ajo lihet vetëm 10 minuta e më pas shpëlahet. Ky trajtim i thjeshtë dhe shumë ekonomik ka meritën për ta ushqyer lëkurën dhe për ta bërë atë më tonike.
6)Japonia
Nga Japonia vjen sugjerimi për të përdorur vajin e lule kamelia-s (camelia) për kujdesin e flokëve, të lëkurës dhe të thonjve.
7)Italia
Këshilla që vjen nga vendi ynë fqinj, Italia, është: përdorni një përzierje të kosit me vajin e ullirit për kujdesin e flokëve. Proporcioni është një filxhan i madh kos dhe një lugë gjelle vaj. Ai aplikohet mbi flokë, lihet për 5 minuta dhe më pas lahet me ujë të ftohtë. Kjo ndryshe është një alternativë me kosto efektive për maska për flokët.
Cool Franca
Përtej Alpeve të Italisë vjen sugjerimi për të përdorur limonin në rastin e manikyrit. Gratë franceze shtrydhin një limon dhe lëngun e tij e përziejnë me ujë të nxehtë, më pas në të zhysin thonjtë. Ky trajtim u kthen thonjve ngjyrën e tyre natyrale, duke qenë se ata me kalimin e kohës kanë tendencë të kthehen të verdhë për shkak të përdorimit të manikyrëve të errët..portalb.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi