Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nervozohet Shefqet Krasniqi: Nuk guxoni të luani me ezanin (Video) Empty Nervozohet Shefqet Krasniqi: Nuk guxoni të luani me ezanin (Video)

Wed 20 Nov 2013 - 20:31
Para më shumë se dhjetë ditë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i paraqiti Qeverisë së Kosovës, projektligjin kundër zhurmës. Ai projektligj u miratua në mbledhjen e qeverisë pa asnjë votë kundër. 
Me projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, të miratuar nga Qeveria ditë më parë, pos trafikut rrugor, hekurudhor dhe ajror, që llogariten si burime të zhurmës, aty përfshihen edhe pajisjet akustike të objekteve fetare. 
Kambanat e kishave, por edhe thirrjet për namaz të xhamive, sipas këtij projektligji, duhet të nivelohen deri në atë masë që të mos pengojnë qytetarët, ka theksuar Gëzime Hasani nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor. 
Të prekur nga ky projektligj, zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës kanë deklaruar se thirrjet fetare nuk mund të konsiderohen zhurma, por do të jenë bashkëpunues me organet përgjegjëse. Nga ana tjetër, Don Shan Zefi, nga Kisha Katolike, ka deklaruar se do të pranojnë minimizimin, por në asnjë mënyrë eliminimin e kambanave, që është traditë mijëvjeçare.
Por, ndryshe mendon hoxhë Shefqet Krasniqi. Sapo një projektligj i tillë është miratuar në qeverinë kosovare, në opinion ka nisur të qarkullojë një video ku Shefqet Krasniqi shpreh qëndrimet e tij hapur kundër uljes së zërit të ezanit./Almakos[flash(500,500)][/flash]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi