Zbulohet ceremonia martesore e Princit William
Thu 6 Jan 2011 - 15:56
Shtypi britanik zbuloi sot detaje të martesës mbretërore midis Princit trashëgimtar William dhe të fejuarës së tij Kate Middleton, nëplan për t’u zhvilluar në 29 prill.Ceremonia martesore do të nisë në orën 11, në katedralen e Uestminsterit. Kryepeshkopi i Uestminsterit, arqipeshkvi i Kentërbërrit dhe kryefamullitari i Londrës do të jenë ata që do të mbajnë meshën.Pas vënies së kurorës, çifti do të shkojë në pallatin mbretëror të Bakingheit, ku Mbretëresha e Anglisë do t’i japë bekimin Mbretit të ardhshëm përpara qindra të ftuarve.Babai i Williams-it, Princi Charles do të organizojë më pas një mbrëmje private, e ndjekur nga një ballo, ku do të jenë të pranishëm vetëm miqtë e afërt dhe familjarët.Ata që do të duan të shikojnë nga pranë martesën mbretërore, do të kenë shumë mundësi për ta bërë këtë, ndërsa pajtoni i tyre do të udhëtojë në disa prej rrugëve dhe vendeve më piktoreske të Londrës.Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron e ka përshkruar ditën e martesës si një ditë feste për të gjithë kombin. William dhe Middleton, të dy 28-vjeçarë, lajmëruan për martesën e tyre në 16 nëntor 2010. Ata u njohën gjatë Universitetit në vitin 2003.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi