Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tirana hedh sytë nga Presheva (Video) Empty Tirana hedh sytë nga Presheva (Video)

Sun 24 Nov 2013 - 12:10
Erion Veliaj, tashmë si ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, i është kthyer sërish Preshevës pas vizitave të mëhershme gjatë kohës në opozitë.

Ai gjatë takimeve, siç transmeton TCH, të para ka takuar zyrtarët e zonës ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë dhe më pas ka takuar edhe zyrtarët serbë përgjegjës për jugun. Ka thënë se me Serbinë duhet të ketë bashkëpunim, ndërkaq edhe serbët kanë kërkuar takime të rregullta.

Erion Veliaj, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë: Ne duhet të bashkëpunojmë shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kjo do të thotë të investohemi më shumë në arsim, të promovojmë më shumë historitë e suksesit të artit dhe të sportit dhe të japim mesazhin që një erë e re po fryn në Ballkan ku do të duhet që t’i zgjidhim gjërat nëpërmjet komunikimit. Nuk është sekret, ne nuk biem dakort për gjërat e të kaluarës, por nuk është misioni ynë të biem dakort për të kaluarën, misioni ynë, i zyrtarëve në Shqipëri, i zyrtarëve në Serbi është që të biem dakort për gjërat e së tashmes dhe së ardhmes.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordiunues për Jug: Kemi rënë dakord që pas gjithë këtyre takimeve të caktojmë forma edhe më konkrete të bashkëpunimit dhe shpresojmë që do ta arrijmë këtë para së gjithash për të mirën e qytetarëve që jetojnë këtu.

Për shqiptarët ndihma e qeverisë së Shqipërisë është e nevojshme pasi mund të luaj rolin e ndërmjetësuesit për të drejtat e tyre.

“E kemi njoftuar dhe me siguri të madhe do të përçojë këtë mesazh në qeverinë shqiptare, në mënyrë që edhe qeveria e Shqipërisë do të marrë hapa për përmirësimin e jetës së shqiptarëve këtu”, thotë Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

Veliaj ka takuar edhe përfaqësuesit e organizatave rinore me të cilët ka biseduar për të konkretizuar bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Shqipëria. Ndërsa më vonë ministri shqiptar do të marrë pjesë në një ekspozitë të ndihmuar nga qeveria.

Ndërkohë, nga mediat serbe vizitës së ministrit Erion Veliaj në Preshevë iu ka shtuar edhe një mision tjetër:

Kryetari i trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankoviq dhe ministri shqiptar për Rininë dhe Mbrojtjen Sociale Erion Veliaj kanë diskutuar të shtunën rreth vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd dhe rreth bashkëpunimit në fushën e arsimit, ka transmetuar agjencia Beta.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç është paralajmëruar, së shpejti do të vizitojë Serbinë, me ç’rast me kryeministrin e këtij vendi, Ivica Daçiq do të bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike të të dy shteteve.

"Veçmas kemi diskutuar për bashkëpunimin lidhur me arsimimin e shqiptarëve në jug të Serbisë, për arsye se Këshilli Nacional i Shqiptarëve e ka propozuar këtë, ndërsa Ministria serbe e Arsimit ka pranuar 18 tekste në gjuhën shqipe”, ka deklaruar Stankoviq për agjencinë Beta.

Sipas fjalëve të tij, pala serbe ka shprehur interesimin për avancimin e bashkëpunimit dhe të shfrytëzimit eventual të më shumë teksteve nga Shqipëria, nëse përmbajtja e tyre kalon kontrollin e Ministrisë së Arsimit.

Me Veliajn kemi biseduar edhe për nostrifikimin e diplomave të Universiteteve shqiptare si dhe për mundësinë e vizitave të studentëve shqiptarë në Serbi, ka thënë Stankoviq.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi