- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Franca Nxjerr Jashtë Ligjit Prostitucionin
Fri 29 Nov 2013 - 18:10
Parlamenti Francez nisi diskutimin e një projektligji, i cili synon të nxjerrë jashtë ligjit prostitucionin, duke vendosur gjoba të rënda për këdo që do të paguajë në shkëmbim të raporteve seksuale.
Prostitucioni është i ligjshëm në Francë dhe aktualisht vetëm detyrimi për prostitucion apo shfrytëzimi i minoreneve është i dënueshëm.
Nëse projektligji do të konkretizohet, të gjithë ata që do të kapen duke paguar mund të gjobiten deri në 1 500 euro.
Kritikët e këtij ligji thonë se nxjerrja jashtë ligjit e prostitucionit nuk do të shërbejë për të penguar këtë fenomen, por vetëm sa do të favorizojë tregun e paligjshëm, në një vend ku numërohen zyrtarisht 40 mijë prostituta.
Disa figura publike, midis të cilëve edhe aktorja Catherine Deneuve, kanë ndërmarrë një nismë duke i kërkuar qeverisë që të rimarrë në konsideratë këtë projektligj.
Pavarësisht opozitës, socialistët në pushtet kanë një shumicë të rëndësishme në Parlament, ndaj me shumë gjasa kjo nismë e qeverisë mund të konkretizohet në ligj.
Një rezolutë për ndalimin e prostitucionit u trajtua edhe në vitin 2011, me Parlamentin që miratoi ndalimin me një unanimitet thuajse të plotë, por ligji nuk hyri në fuqi për shkak të tejkalimit të afateve parlamentare.
29.11.2013
Burimi: Top-Channel

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Franca Nxjerr Jashtë Ligjit Prostitucionin
Fri 29 Nov 2013 - 21:52
sdo kete me kurvellik ne France eeeeeeeeeeeeeeee
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi