Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse na duket tërheqëse fytyra e dikujt Empty Pse na duket tërheqëse fytyra e dikujt

Sun 8 Dec 2013 - 2:11
Shumica e njerëzve fillimisht vënë re fytyrën e dikujt dhe në bazë të saj do të vlerësojnë se sa është tërheqës ai person. Simetria e fytyrës ka ndikim të madh në tërheqje sepse fytyrat simetrike konsiderohen më të bukura. Rol të madh në këtë gjë edhe kualiteti i lëkurës, si dhe maskiliteti ose feminiteti i fytyrës. Meshkujt heteroseksualë i tërheqin fytyrat femërore, sepse sugjerojnë një shkallë të lartë të estrogjenit. Sytë e mëdhenj, nofullat më pak të shprehura, buzët e bukura dhe mollëzat e theksuara lehtësisht janë ata që i tërheqin më së shumti meshkujt heteroseksualë.

Sigurisht e dëshirueshme është që fytyra të mos jetë e çimentuar me disa kilogramë grim të rëndë.

Femrat në këtë pikë janë më të komplikuara, sepse dallojnë nga meshkujt në perceptimet e tyre për tërheqjen e fytyrës së mashkullit. Interesante është të përmendet që perceptimi i tërheqjes ndryshon gjatë ciklit menstrual. Kështu femrave gjatë ovulacionit në përgjithësi më tërheqëse u duken fytyrat mashkullore dhe zërat më të thellë mashkullor. Kontraceptimi ndryshon këtë efekt: femrat të cilat përdorin pilula kontraceptimi nuk tregojnë tërheqje të tilla gjatë ciklit menstrual.

Në shfaqjen e simpatisë ndaj një fytyre ndikojnë edhe ushtrimet, gjumi i mirë, ushqimi dhe konsumi i mjaftueshëm i ujit, sepse lëkurës së fytyrës i japin pamje dhe ngjyrë të shëndetshme. Për shembull, duke konsumuar vitamina dhe minerale, konsumoni edhe karetonoide, të cilat i japin ngjyrë të shëndetshme fytyrës suaj. portalb.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi