Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën Empty "Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën

Sat 14 Dec 2013 - 16:53
19-vjeçarja tregon eksperiencën e saj si striptiste në klubet e natës.Orjona Braimllari Striptizmi kohët e fundit është bërë tendenca më e re në kryeqytet por jo vetëm. Nëse kohë më parë ka qenë tabu të flisje për striptizmin, tashmë është bërë diçka normale dhe e praktikueshme. Sot në shumicën e klubeve në kryeqytet muzika e dixheit shoqërohet me performancën e vajzave striptise, i tillë është edhe personazhi jonë me pseudonimin Nikita. Para disa kohësh ajo ka xhiruar video klipin e këngës më të fundit të këngëtarit Seldi. Përveçse skenave erotike në shumicën e sekuencave të filmuara, në fund të video klipit zhvishet pothuajse nudo. Për tu informuar pak më shumë “Shekulli” kontaktoi me vetë personazhin, e cila nuk nguroi aspak të tregonte detaje mbi këtë eksperiencë. Ajo është vetëm 19 vjeç dhe ka pak kohë që ushtron striptizmin si profesion, gjithashtu ka pak kohë që ka hapur biznesin e saj në Gjirokastër ku performon nudo për të gjithë pjesëmarrësit, së bashku me striptiste të tjera.

Nikita ju jeni pjesë e video klipit të këngës, “Jam bo tap”. Si lindi ideja për të xhiruar këtë video klip?

Unë kam mbaruar studimet jashtë vendit për “break dance” dhe gjithmonë më ka pëlqyer kërcimi. Bashkëpunimi me Seldin ka lindur krejt rastësisht. Unë ndodhesha në një prej parukerive në zonën e ish bllokut ku takova dhe Seldin. Iniciatori kryesor i bashkëpunimit ishte vetë parukieri, i cili e hodhi si ide duke më njohur mua tipin. Meqenëse Seldi ishte duke u marrë me xhirimet e klipit të tij, pas sugjerimit të marrë nga parukieri ai pranoi dhe më bëri ofertën.
"Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën 970582_145570368977924_1891822776_n
"Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën 30572_104418329759795_2039045392_n
"Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën Striptiste1
Çfarë të tërhoqi për të qenë pjesë e atij klipi?

Të isha pjesë e këtij klipi ishte diçka shumë e rëndësishme për mua. Duke menduar që unë jam kubiste dhe striptiste e pashë të arsyeshme se do të më ndihmonte në karrierën time. Tani kam arritur të nxjerr si përfundim se vërtet performanca ime në atë klip më ka ndihmuar shumë të njihem në profesionin tim.

A mendon se ky klip u bë i njohur dhe ka marrë më shumë klikime për shkak të performancës tuaj?

Unë nuk mund të them se kënga u bë e njohur për shkak të prezencës sime në klip apo për shkak të zhveshjes, pasi dhe vetë kënga është e bukur. Ajo që them me siguri të plotë është fakti që të gjithë njerëzit kur shohin të shfaqet diçka e pazakontë bëhen kuriozë, habiten dhe e shohin. Kënga ka marrë vërtet shumë klikime dhe unë jam e kënaqur për këtë fakt, pasi është meritë edhe e vetë këngëtarit, por edhe performancës sime në klip.

Si të bën të ndihesh fakti që solle diçka të re, që nuk kishte ndodhur më parë?

Ndihem shumë mirë. Më pëlqen të provoj gjëra të reja apo të bëj diçka që askush nuk ka tentuar ta provojë dhe do vazhdoj të bëj gjëra ekstreme, pasi ky është pasioni im. Nuk do ta privoja veten për asgjë, unë kjo jam dhe sillem ashtu si ndihem unë rehat pa pasur kompleksin më të vogël dhe pa e privuar veten si shumica e femrave. Jam e bindur dhe njoh mjaft raste që femrat kanë dëshirë të bëjnë të njëjtën performancë, por nuk i lejon opinioni i të tjerëve. Mendoj se shumica që e kanë parë video klipin, kanë vënë re se unë shfaqem me fytyrën time pa u fshehur nën petkun e ndonjë maske. Kjo do të thotë që ndihem mirë kur jam vetvetja pa u fshehur aspak.

Sa e vështirë është ta ushtrosh këtë profesion në Shqipëri?

Nuk mund të them absolutisht që është e lehtë, por në të njëjtën kohë s’mund të them që është e vështirë. Jam e mendimit se nëse vërtet diçka e ke pasion do ta realizoje kudo që të ishe. Asgjë nuk është e pamundur, sigurisht që e vështirë ka qenë por vetëm në fillimet e mia tani jo më, pasi jam ambientuar dhe mësuar me çdo gjë.

Aktualisht me çfarë po merresh?

Ka pak kohë që kam hapur biznesin tim në Gjirokastër ku edhe performoj bashkë me vajza të tjera për klientët e lokalit. Aktualisht jam e përqendruar aty, por kjo nuk do të thotë që i them jo ndonjë ftese për të performuar në ndonjë ambient tjetër.

Klientët e lokalit janë njerëz të rastësishëm apo ka dhe vipa mes tyre?

Klientët janë të ndryshëm, por sigurisht që bëhet fjalë për persona të cilët janë të pasur. Mes klientëve ka dhe vipa që e frekuentojnë.

A ndodh që klientët e lokalit të kërkojnë marrëdhënie intime me ju?

Në fakt klientët e lokalit edhe mund të kërkojnë, pasi vetë profesioni është i tillë. Deri tani nuk ka ndodhur pasi ne qëndrojmë në tavolinat e klientëve të zgjedhur nga ne.

Sa shkojnë fitimet për një natë?

Ky është një profesion që jashtë është vërtet shumë i paguar. Të ardhurat fillojnë nga 20.000 lekë e sipër.

Historia e striptizmit

Keni menduar ndonjëherë se pasi kthehemi nga një ditë e lodhshme pune zhvishemi duke i hedhur rrobat vend e pa vend? Nëse do të kishit atmosferën e dukur dhe lëvizjet sensuale, ju do ta kthenit situatën nga një aksion i përditshëm zhveshje në art. Origjina e striptizmit është më e vjetër nga sa mund të mendohet, që në antikitet ka qenë i përhapur si fenomen. Sipas disa dëshmive, striptizmi i parë e ka fillesën në Romën e lashtë. Striptizmi mund të ndahet në dy tipe: striptizëm privat, që mund të ekspozohesh vetëm në sy të partnerit për ta joshur atë dhe ai erotik.

Striprizmi erotik përgjithësisht praktikohet në klabet e natës, ku dy ose më shumë vajza kërcejnë dhe zhvishen në mënyrë sensuale përpara një publiku. Shumë kohë më parë, në Paris ndodhej ambienti më i famshëm i këtij lloji në nivel internacional, i quajtur Moulin Rouge. Edhe në ditët e sotme, në po atë ambient vazhdojnë të trajnohen vajza se si të ushtrojnë striptizmin.

Mashkulli nga vetë natyra është i tërhequr nga nudo-ja femër, ndërsa striptizmi është një stimul i ndjenjave, i cili përmes një loje joshëse kërkon të arrijë rezultatin final, më saktë trupi nudo. Kjo situatë është provokim që të vë në dilemë mes të parit dhe të mos parit, por pritja për të arritur deri te rezultati final bëhet e pa rezistueshme për sytë e meshkujve.

Disa nga aktorët më të famshëm të Hollivudit kanë praktikuar striptizmin në filmat e tyre. Sophia Loren, e cila në filmin me titull “Dje, sot, nesër” zhvishet para aktorit Marcello Mastoriani-t, por edhe lëvizjet sensuale të Kim Besinger në filmin “Nëntë javë e gjysëm” si dhe Demi Moore me kërcimin në prehër në filmin “Striptease”.
shekulli
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

"Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën Empty Re: "Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën

Sat 14 Dec 2013 - 18:20
ca paradoksi
club stripizmi ne GJirokaster
po atje lidhin macen kur hane buke  grrrr grrrr grrrr [ shaka ] grrrr 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

"Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën Empty Re: "Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën

Sat 21 Dec 2013 - 16:19
Moj Shqiperi e mjere, te pushtuan turqit, te pushtuan serbet, te copetoi bota e tere e tashme te pushtojne KURRVAT...

Ndersa shqiptari gezohet qe e beri Atdheun BURG dhe BURRDELLO !!!

Ju mallkofte Zoti ju mallkofte se ndonje urate nuk shikoj t'ju vleje...
Sponsored content

"Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën Empty Re: "Nikita", striptistja që po çmend Gjirokastrën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi