Holanda bllokon statusin për Shqipërinë
Sat 14 Dec 2013 - 17:14
- Të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së merren me votë unanime. Kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shansin për t’u bërë vend kandidat
Parlamenti holandez ka votuar kundër propozimit të qeverisë për dhënien e statusit kandidat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë duke parandaluar miratimin e vendimit në samitin e Brukselit më 19-20 dhjetor.
Parlamentin holandez miratoi dje një vendim që detyron qeverinë e kryeministrit, Mark Rutte të kundërshtojë propozimin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Ky zhvillim pritet të hedhë në erë shpresat për integrim të vendit të Ballkanit Perëndimor, që sipas KE-së ka plotësuar kushtet e kërkuara dhe duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Një zëdhënësi i parlamentit holandez, i ka thënë “EurActiv”, se Partia VVD e Rutte ka votuar kundër hapjes së dyerve të BE-së për Shqipërinë ndërsa partnerët e koalicionit të tij kanë votuar pro.
Të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së merren me votë unanime. Kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shansin për t’u bërë vend kandidat në samitin e 19-20 dhjetorit, ndryshe nga seç pritej.
Holanda ishte pengesë dhe për dhënien e statusit kandidat për Serbinë. Ky vend gjithashtu ka kundërshtuar edhe përfshirjen në zonën Schengen të Bullgarisë dhe Rumanisë ndryshe nga mendimi i KE-së që shprehej se vendet kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.
Ky zhvillim pritet që të tërbojë Parlamentin Evropian. Eurodeputeti kroat, Nikola Vuljaniç, reporteri për Shqipërinë, dje theksoi se Këshilli i BE-së duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht vend kandidat për anëtarësimin në BE pa asnjë vonesë mbështetur tek progresi i saj me reformat. Për këtë, PE miratoi edhe një rezolutë. shekulli
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Holanda bllokon statusin për Shqipërinë
Sat 14 Dec 2013 - 18:22
ka thene troc Hollanda
futni korrupsionin mrena
po ja bojn letrat sales tani
futni korrupsionin mrena
po ja bojn letrat sales tani
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi