Firma braziliane na “vjedh” simbolin e flamurit
Sun 15 Dec 2013 - 15:29
Shqiponja me dy krerë është simboli ynë kombëtar. Nëse deri para pak ditësh mendonim se e kishim vetëm ne eskluzivitetin e këtij simboli, tani jo më. Kohët e fundit simboli ynë kombëtar ka filluar të përdoret edhe si “brand”. Një kompani veshjesh në Brazilin e largët e përdor si logo identifikuese shqiponjën dykrenore. Fotografitë dhe videot me veshjet, të cilat mbajnë shqiponjën si stemë janë publikuar në rrjete sociale, Instagram dhe Youtube. Mes shumë personave që e kanë pëlqyer koleksionin e ri ka qenë edhe ish-sulmuesi i Milanit, Aleksandër Pato. Futbollisti, madje shfaqet në një fotografi me bluzën e kësaj firme, e cila mban në gjoks shqiponjën e flamurit tonë.
Sapo janë parë fotot e e postuara të Pato-s, shumë komente kanë ardhur si reagime duke bërë të ditur se ky është simboli që i përket Shqipërisë. Mes komenteve të shumta ekzistonte dhe një i tillë: “Aleksandër Pato është shqiptar”. E vërteta është se shqiponja e flamurit tonë kombëtar qëndron krenare jo vetëm në flamur, por edhe si simbol i një firme veshjesh të njohur në Brazilin e largët “Cavalera”. Nuk e dimë nëse ky fakt duhet të na bëjë të ndihemi krenarë për vetë arsyen se stema jonë kombëtare është aq e bukur sa bizneset e huaja na e “vjedhin” për ta bërë të tyren. E rëndësishme është që shqiponja nuk valëvitet vetëm në flamurin tonë kombëtar, por qëndron krenare në veshjet e një firme të njohur veshjesh në Brazil. shekulli

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Firma braziliane na “vjedh” simbolin e flamurit
Sun 15 Dec 2013 - 16:20
Ne cdo shkrim te lajmet e "Shekulli" kam vene re nje anti-shqiptarizem!...
Megjithate, mbi temen dua te shpreh se une nuk e shikoj si "vjedhje" por si "respektim" prej brazilianeve kete veprim...
Te mos harrojme se Shqipetaret kane qene njerezit e pare ne Toke...
Vete Gjuha Shqipe e verteton kete...
-Brazil = Braz il = Brez yl = Brez Yll (Brez i yllit, i dheut)
Ku ndodhet Brazili, ne brezin e yllit (dheut, tokes)...
Se shqiptari
eshte koke me vete
u be bota
200 shtete...
Shqipetaret e sotem (te Shqiperise Etnike) jane te vetmit qe trashegojne origjinen e lashte te tyre, ndersa bota e tere nuk di ende nga u krijua...
(E.J.K)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi