Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lidhjet në largësi janë më të lumtura Empty Lidhjet në largësi janë më të lumtura

Sun 22 Dec 2013 - 13:21
Lidhjet në largësi janë më të lumtura Largea_largea_lidhja-largesi1385824980Lidhjen nga largësia nuk është e lehtë ta mbash, mirëpo largësia fizike nuk do të thotë patjetër edhe largësi midis partnerëve. Në të vërtetë, ekspertët konstatojnë që ndërmjet partnerëve në këto lidhje ekziston një afërsi më e madhe emocionale.

Është interesante që rezultatet e hulumtimeve të bëra në universitetet në Ontario dhe Jutah kanë vënë në pah që “largësia e madhe pikërisht do të thotë edhe më shumë intimitet, më shumë komunikim dhe më shumë kënaqësi”.

Rezultatet kanë treguar që çiftet, të cilët mbajnë lidhje nga largësia janë të kënaqur njësoj si edhe ato çifte të cilat jetojnë në të njëjtin vend dhe takohen shpesh.

Ka të tillë që konsiderojnë se lidhja nga largësia nuk është lidhje e sinqertë, ndërkaq ekspertët e kësaj fushe konsiderojnë që largësia fizike midis partnerëve shpesh mund të krijojë efekt pozitiv dhe t’i kontribuojë lumturisë së partnerëve.

“Sa më e madhe të jetë largësia midis partnerëve, ata edhe më shumë përpiqen ta respektojnë njëri-tjetrin, të krijojnë kënaqësi, intimitet dhe komunikim të mirë të lidhjes”, thotë psikologia Karen Blair.

Si arsyetim për lidhjen të tillë, Blair thekson edhe atë që partnerët nuk janë fizikisht bashkë do të thotë që duhet patjetër të përpiqen të krijojnë interaksion në mënyrën tjetër, nëse dëshirojnë që lidhja të mbijetojë.

Largësia fizike “i detyron të punojnë në disa aspekte të tjera të lidhjes, të cilat çiftet që fizikisht ndodhen afër njëri-tjetrit shpesh i bëjnë sipërfaqësisht dhe i nënçmojnë”, thotë Blair.

/Shekulli Online/ E.L./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lidhjet në largësi janë më të lumtura Empty Re: Lidhjet në largësi janë më të lumtura

Mon 23 Dec 2013 - 19:40
...sepse largesia verteton perqendrimin e vemendjes, por lumturia e tere eshte nese lidhjet ne afersi nuk ndahen kurre!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi