Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” Empty Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj”

Fri 27 Dec 2013 - 18:10
Mashtrimi në përgjithësi është vepra penale me numrin më të lartë të të dënuarve, përkatësisht 208 persona mesatarisht çdo vit..Open Data Albania po hulumton mbi numrin e autorëve që dënohen nga gjyqësori shqiptar për vepra penale që lidhen me mashtrimet. Hulumtimi bazohet në të dhëna të Vjetarëve Statistikor të Ministrisë së drejtësisë. Ndër vite mashtrimet dhe autorët e dënuar në gjykatë kanë ardhur në rritje duke shënuar katërfishim në tetë vjet.

Mashtrimi në përgjithësi është vepra penale me numrin më të lartë të të dënuarve, përkatësisht 208 persona mesatarisht çdo vit. Numrin më të lartë të të dënuarve për mashtrim e shënon viti 2012 me 414 persona të dënuar.

Karakteristikë është rishfaqja e mashtrimit përmes skemave piramidale që shënon tetë deri trembëdhjetë raste në vit pas 2008-ës. Po kështu ka filluar të procedohet në gjykatat shqiptare edhe mashtrimi kibernetik ku vetëm në vitin 2012 kemi 13 raste autorësh të dënuar. Mashtrimet në kredimarrje, sigurime dhe subvencione janë gjithashtu raste tashmë me precedent në gjykatat e vendit.

Falsifikimi është një tjetër formë krimi që e hasim në vendin tonë. Megjithatë shifrat tregojnë që ky fenomen ka ardhur në rënie nga viti 2004 deri në vitin 2011. Kjo rënie ka bërë që numri i të dënuarve për falsifikime të ulet me 55% në harkun e 8 viteve. Në vitin 2012 ky trend ka ndryshuar dhe vihet re një rritje e numrit të të dënuarve me 16% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2012 janë dënuar 248 persona për falsifikim dokumentesh, 124 persona për falsifikim letërnjoftimesh apo vizash, 72 të tjerë për falsifikim dokumentesh shëndetësore.

Edhe kontrabanda si vepër penale gjen zbatim në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Të dënuarit për këtë fenomen shënojnë mesatarisht 237 persona në vit. Numri i të dënuarve për këtë krim ka ndjekur një trend rritës në vitet 2004-2012. Nëse në vitin 2004 janë dënuar 103 persona, në vitin 2012 ky indikator shënon 474 autor të dënuar, pra rreth 4.6 herë më shumë. Gjatë 2012-ës janë dënuar 50 persona për tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabandë dhe 46 të tjerë për kontrabandë me mallra të tjera.shekulli.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” Empty Re: Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj”

Fri 27 Dec 2013 - 18:25
___________


Ka mbi 20 vjet shoqeria shqipetare ne Greqi dhe asnje fjale asnje veper asnje vleresim te mire nuk kane bere greket per ne!

Jepen mesimet shqip ne Greqi per shoqerine shqiptare?
Jepen lajmet, njoftimet, filmat shqip ne Greqi per shoqerine shqiptare?

JO!

Vetem, shqiptari eshte kriminel, shqiptari eshte hajdut, shqiptari eshte i keq...!

Mund te themi me pak fjale se Greqia vetem mbjell urrejtje ndaj shqipetareve ne nivel aq te larte sa qe edhe shqiptari te shikoje me tjeter sy shqiptarin...!

"Greqia mbeshtet hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian"
Si ka mundesi qe vete greket pranojne se hyrja e tyre ne Bashkimin Europian i demtoi kur Greqia nuk kishte aftesite kryesore, ndersa Shqiperia e cila po ashtu nuk i ka aftesite kryesore te perparimit po mbeshtetet nga Greqia per hyrjen ne Bashkimin Europian?!

Greket jane "kryegenjeshtare", "kryehajduta", "kryebastarde"...

Nje fjale te mire nuk kane thene ndonjehere per shqipetaret edhe pse prej shqipetareve arriten pavaresine!

Mbi lajmin e mesiperm nuk me vjen mire qe ka shqipetare te cilet mbrojne prejardhjen e KAFSHES dhe nuk mbrojne prejardhjen e vertete qe trashegojme te NJEREZIMIT...

Por pse ndodh kjo?!

Ndoshta, sepse greku tallet me ne, sepse turku tallet me ne, apo sepse ne i leme te tallen?!

___________

Kete postim sa shkruajta edhe ne nje teme tjeter dhe me bene pershtypje ngjasimi i pershtatjes qe kane...

Shqipetari historikisht cmohet per BESNIKERINE e tij, ndersa sot cfare mesojme eshte vetem goditja per ta humbur kete trashegim te vyer, qe po vertetohet ky krim jo vetem prej ketij lajmi ku po lexojme me siper ku po thote se "shqipetaret jane mashtruesit me te medhenj" por si edhe nga vete faktet tragjike qe koha vijon prej nje shoqerie te marrosur!

PABESIA KA QENE GJENERALJA E PERANDORISE OSMANE, AKOMA NA PUSHTON TURKU?!
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” Empty Re: Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj”

Fri 3 Jan 2014 - 20:43
Luan_Valikardi shkruajti:

PABESIA KA QENE GJENERALJA E PERANDORISE OSMANE, AKOMA NA PUSHTON TURKU?!
Turku e Greku bashke thuj
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” Empty Re: Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj”

Sat 4 Jan 2014 - 15:01
Ah kshu na qenka puna!!!  Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” 723485774 
Keta iken e shkuan te shohim kujt do i mbetet faji ketej e tutje per mjerimin tone!  kyyyy 
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” Empty Re: Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj”

Sat 4 Jan 2014 - 15:24
filoturkve dhe filogrekeve them une
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” Empty Re: Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj”

Sat 4 Jan 2014 - 15:28
Dhe me pas.... dhe historia vazhdon...gjithmone dikush tjeter na i ka fajet pervec ne kokes sone!  kyyyy 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” Empty Re: Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj”

Sat 4 Jan 2014 - 16:21
Alex_A shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:

PABESIA KA QENE GJENERALJA E PERANDORISE OSMANE, AKOMA NA PUSHTON TURKU?!
Turku e Greku bashke thuj

Qe te kene hyre deri ne "Ministrine e Drejtesise" (shiko nga perbehet vleresimi), do te thote se domethenja e lajmit qe "shqiptaret jane mashtrues te medhenje" eshte gjysem i vertete!

AnGeLiC shkruajti: Hulumtimi bazohet në të dhëna të Vjetarëve Statistikor të Ministrisë së drejtësisë. .shekulli.

Deri aty ka arritur "mashtrimi" sa qe edhe "Ministria e Drejtesise" te mashtroje...
Sponsored content

Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj” Empty Re: Shqiptarët, “mashtrues të mëdhenj”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi