Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA, 1 për qind e grave, shtatzëna me “frymën e shenjtë” Empty SHBA, 1 për qind e grave, shtatzëna me “frymën e shenjtë”

Sun 29 Dec 2013 - 13:36
Message reputation : 100% (1 vote)
SHBA, 1 për qind e grave, shtatzëna me “frymën e shenjtë” Shtatzenise-320x165
Gati 1 për qind e grave të reja në SHBA pretendojnë se kanë mbetur shtatzënë ndërkohë që kanë qenë të virgjëra, bëhet e ditur nga një studim mjekësor. Autorët e studimit intervistuan 7,870 vajza dhe gra të moshës 15 deri në 28 vjeç të cilat patën 5,340 shtatëzani gjatë periudhës së marrë në shqyrtim. Nga këto, 0.8 për qind raportuan se kanë mbetur shtatëzënë pa patur marrëdhënie seksuale me burra. Kjo shifër nuk përfshin shtatëzanitë e krijuara me fertilizim in vitro apo metoda të tjera të riprodhimit të asistuar.
Nga të 45 gratë dhe vajzat që pretenduan shtatëzani jashtë marrëdhënieve seksuale, 31 për qind thanë se qenë betuar të mbeteshin të virgjëra. Në të gjithë kampionin e analizuar, 15 për qind patën deklaruar vendimin për të mbetur të virgjëra deri në martesë.

Shkencëtarët po analizojnë edhe shkaqet psikologjike që mund t’i çojnë një pjesë të nënave të reja të pretendojnë se kanë mbetur shtatzënë me frymën e shenjtë. Nga ato që pretenduan se kishin rënë shtatzënë duke qenë të virgjëra, shumica pranuan gjithashtu se prindërit e tyre nuk kanë folur kurrë për seksin me ta dhe se nuk kishin njohuri mbi metodat kontraceptive.
G.shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi