Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjekët italianë i shpëtojnë syrin vogëlushit shqiptar Empty Mjekët italianë i shpëtojnë syrin vogëlushit shqiptar

Fri 3 Jan 2014 - 20:07
Mjekët italianë i shpëtojnë syrin vogëlushit shqiptar Nsmail-3Një fëmijë shqiptar 4-muajsh, i cili pati dëmtime të rënda në sy është shpëtuar nga mjekët italianë në Ravenna, në spitalin e “Santa Maria delle Croci” nga ekipi i udhëhequr nga dr.Cesare Forlini. Vogëlushi i quajtur Jaki kishte ardhur me prindërit e tij në Lezhë për të festuar festat e fundviti. Gjatë mbrëmjes së 30 dhjetorit ata ishin duke festuar dhe në momentin që kanë hapur një shishe me shampanjë, papritur fëmijës së vogël i kanë rënë në sy një sasi shampanje, duke e dëmtuar seriozisht atë. Prindërit e tij, Gjovalini dhe Flora, të cilët janë rezidentë në Prato të Italisë që nga vitit 1996, menjëherë janë nisur drejt shtetit fqinj, ku e kanë shtruar vogëlushin në pediatrinë e spitalit të “Santa Maria delle Croci-t.

Mjekët me rastin e festave të fundvitit kishin marrë pushimet, por ata janë gjendur të gatëshëm për t’u kujdesuar për vogëlushin shqiptar. Babai i vogëlushit tregon se, sapo djali i tij u shtrua në spital, mjekët e gjendur atje morën masat e menjëhershme dhe lajmëruan doktor Forlinin. Pas një trajnimi dhe pas bërjes të të gjitha analizave, fëmija iu nënshtrua një operacioni. Ekipi i drejtuar nga doktor Forlini përbëhej nga doktoreshë Adriana Bratu, rumune; nga doktoreshë Isilay Ekin, turke dhe nga doktor Pasi, i specializuar në pediatri. Vogëlushi shqiptar iu nënshtrua operacionit në datë 2 dhe qëndroi në sallë për rreth dy orë e gjysmë. Mjekët bëjnë të ditur se ndërhyrja u krye me sukses dhe vogëlushit i shpëtoi syri. Mjekët thanë se dëmtimi ishte i rëndë dhe fëmija mund të humbiste syrin, pasi kishte dëmtuar kornenë. Mjekët italianë i bënë vogëlushit një transplant të kornesë dhe në muajt në vijim vogëlushi do të vazhdojë të vizitohet, për të parë ecurinë dhe përshtatjen e kornesë me syrin.

/Shekull Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi