Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Shqiptarët përleshen me ekuadorianët, 10 të plagosur për një femër . Empty Shqiptarët përleshen me ekuadorianët, 10 të plagosur për një femër .

Mon 10 Jan 2011 - 16:16
Shtatë persona mes të cilëve pesë shqiptarë dhe du ekuadorianë u arrestuan nga policia italiane pas një përleshje masive mes tyre në një lokal nate në pub “Latino Cafe” në Via Santa Zita në Itali.
Policia ka thënë se grupi i shqiptarëve u përlesh me ekuadorianët për shkak të një femre. Vajza e cila ndodhej në lokal me akuadorianët kishte marrë një kompliment nga një prej shqiptarëve dhe kaq është dashur që palët të përfshihen në konfliktin e dhunshëm.
Të dy grupet kanë përdorur sende rrethanore të forta, ndërkohë që në fund të gjitha xhamat e lokalit ishin thyer. Në përleshje ishin përfshirë rreth 10 persona që ishin të pranishëm në lokal ndërsa sherri ka vazhduar edhe jashtë objektit ku shqiptarët dhe ekuadorianët kanë thyer xhamat e makinave të njëri tjetrit.
Pronarët e lokalit kanë telefonuar shërbimin 113. policia mbërriti në kohën kur personat e përfshirë në sherr po tentonin të largoheshin ndërkohë që gjetën në vendngjarje dhjetë persona të plagosur në trup dhe fytyrë. Ata janë dërguar në tri urgjencat e spitalit të qytetit për ndihmë mjekësore, pasi janë qëlluar me shkopa metalikë dhe sende të mprehta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi