Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kufoma 3 muaj e gjysmë në morg me pasaportë në xhep Empty Kufoma 3 muaj e gjysmë në morg me pasaportë në xhep

Tue 28 Jan 2014 - 21:43
Kufoma 3 muaj e gjysmë në morg me pasaportë në xhep Anton%20gjikola
Skandali: Anton Gjikola 42 vjeç nga Mirdita zhduket me 5 tetor dhe gjendet me 20 janar. Rrëfimi tronditës i Dritanit; si ra në gjurmët e trupit të vëllait. Policia më thoshte: Nuk gjendet në burgje as në morg

Aeksandër Ndoja

Del në kërkim të mbijetesës. Largohet nga shtëpia e tij në Kurbnesh të Mirditës dhe mbërrin në Tiranë me idenë për të gjetur një punë. Përplaset nga një makinë, ose të paktën ky version dihet gjer më tani.

Transportohet në Spitalin Ushtarak. S`dihet nga kush, as prej kujt. Fletë-hyrja e spitalit daton 5 tetorin, ndërsa në orën 06.00 të mëngjesit të së nesërmes, dokumentohet se ka ndërruar jetë.

Viktima është regjistruar pasi në xhepat e tij janë gjetur dokumente identifikimi. Spitali Ushtarak e ka dërguar trupin e pa jetë në morg.

Këtu përfundon fati i pafat i 42-vjeçarit Anton Gjikola, për të filluar era e një skandali që sillet për rreth morgut dhe policisë dhe që zgjidhet vetëm me 20 janar. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë! Dritani, njeriu i vetëm që gjurmonte prej muajsh të vëllanë e zhdukur, ka mundur ta zbulojë vdekjen dhe trupin e tij nëpërmjet fjalëve që kanë mbërritur në Mirditë.

Një punonjës i Spitalit Ushtarak me origjinë nga Mirdita, ka fiksuar mbrëmjen e 5 tetorit që dikush i fisit të Gjikolëve, kishte mbërritur në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Fjala ka shkuar në veshin e Dritanit, i cili ka nisur edhe kërkimet vetë.

Ka mbërritur në Spitalin Ushtarak me datë 20 janar. Për fatin e tij, që rrallë ndodh, poseduesit e regjistrave, i kanë ardhur në ndihmë duke i vënë në dispozicion materialet. Aty ka zbuluar se trupi i vëllait të tij, gjendej në morgun e Tiranës. Sërish i vetëm, ka marrë rrugën drejt morgut.

Sapo ka hyrë, ka shquar trupin e vëllait të tij. Thotë: Ishte i pari në rreshtin prej 5 viktimave. Ka paguar faturat që i ka kërkuar morgu, për ruajtjen e kufomës së të vëllait për 3 muaj e gjysmë dhe ka mbërritur në shtëpi.

Si për ironi, ditën kur në shtëpinë e Mark Gjikolës ishin hapur dyert e mortit, oficeri i policisë së Lezhës, që ishte i ngarkuar me kontaktimet me familjen Gjikola për fatin e kërkimeve, telefonon Dritanin. Si gjithnjë i thotë: “Ne po kërkojmë, por askund nuk gjendet. Duhet të ketë ikur jashtë”. Dritani vendos ta ‘qetësojë’ policin më në fund: E gjeta vetë...!

Pas varrimit, flet Dritan Gjikola

Vëllai pasi i ka dhënë lamtumirën Antonit, i mbledhur në dhimbjen e vet të pahasur më parë, veç në kohën e kampeve të përqendrimit, ka vendosur ta denoncojë publikisht hallin e tij të padëgjuar asnjëherë më parë. Dritan Gjikola ka vendosur të rrëfejë për “Shekulli” gjithë dramën e ditëve të tij, që prej pasdites së 5 tetorit të vitit të kaluar.

Që nga telefonata e fundit me Antonin, përpjekjet për ta gjetur nëpërmjet policisë e deri ditën që ka mbërritur në morg për të paguar faturën 5000 mijë lekëshe për ruajtjen e trupit të vëllait të tij me dokumente identifikimi në xhep!!!

Kur iku vëllai juaj nga shtëpia në Kurbnesh, për në drejtim të Tiranës?

Antoni ka dalë nga shtëpia në Kurbnesh me datë 29 shtator dhe na ka thënë se do të lëvizte në drejtim të Tiranës, tek disa të afërm tanë.

Me 4 tetor, pra pesë ditë më vonë kam komunikuar ku më ka thënë se së shpejti do të kthehej në Kurbnesh. Kjo ka qenë edhe telefonata e fundit me të, pasi të nesërmen kur jam interesuar se a po nisej për në shtëpi, telefoni i tij më ka dalë i fikur.

Pas kësaj si vepruat?

Fillimisht mendova se nuk ka pas karikim në celular ose e kishte humbur telefonin, ndaj nuk u alarmova shpejt, por kur u bënë disa ditë që nuk po dukej, fillova kërkimet.

Për disa ditë u interesova tek të afërmit tanë në Tiranë, por të gjithë ata që e kishin parë e kishin parë deri me datë 5 tetor. Në këto kushte vendosa të njoftoj policinë.

Ku e denoncuat për humbjen e vëllait?

Fillimisht u drejtova për në komisariatin e policisë në Rrëshen dhe pasi bëra aty denoncimin më kërkuan të shkoj në Lezhë në Drejtorinë e Qarkut të Policisë, pasi kjo ishte kompetencë e drejtorisë.

Aty, para një oficeri policie kam dhënë të gjitha detajet dhe përshkrimin e vëllait, lëvizjet e tij deri në momentin ku kam humbur kontaktet.

Aty, para një oficeri policie kam dhënë të gjitha detajet dhe përshkrimin e vëllait, lëvizjet e tij deri në momentin ku kam humbur kontaktet.

A pati reagime më pas nga policia?

Po më mbajtën numrin tim të kontaktit dhe nga ana e tyre jam telefonuar disa herë ku më konfirmonin se kanë kërkuar intensivisht dhe ai nuk ndodhej as në morg e as në burg. Mbetej vetëm ideja e largimit jashtë vendit. Kjo na qetësonte disi, pasi mendja asnjëherë nuk shkon tek më e keqja.

Si ratë në gjurmë të faktit se ai ndodhej në morgun e spitalit “Nënë Tereza”?

Krejt rastësisht, vetëm duke pyetur. Një mik i largët i joni që punon në Spitalin Ushtarak ishte shprehur diku se një nga fisi Gjikolaj kishte ardhur në gjendje kome në urgjencën e spitalit ushtarak, por nuk dinte më shumë se si kishte precipituar situata.

Menjëherë kam hapur regjistrin e hyrje-daljeve në Spitalin Ushtarak. Aty pashë që vëllai kishte ndërruar jetë në ora 6 të mëngjesit të datës 6 tetor dhe pak orë më vonë ishte transferuar në morgun e spitalit “Nënë Tereza”. Me të mbërritur në morg e kam njohur menjëherë. Ishin pesë kufoma, ndërsa vëllai im, Antoni, ishte i pari në rreshtin e tyre.

Ç'pretendoni meqë i drejtoheni medies?

Është e pafalshme që vëllai im të qëndrojë i “ngujuar” në morg për tre muaj e gjysmë me radhë, dhe askush që e ka për detyrë nuk ka bërë njoftimin më të vogël.

Nuk kuptoj se pse nuk është hapur hetim përderisa mjeku ka konstatuar aksident automobilistik. Është e habitshme si policia e Lezhës konfirmonte se kishte kontrolluar dhe konfirmonte se nuk ndodhej në ndonjë morg e as në burg.

Pikërisht për këto unë ditën më të parë do të bëj kallëzim penal për të gjithë personat përgjegjës dhe do të kërkoj hetim për rrethanat e vdekjes së vëllait tim dhe autorin e aksidentit.

Skandali i dokumentuar me kartën e identitetit

Ja çfarë ka ndodhur që nga 5 tetori i vitit 2013 deri me 20 janar të këtij viti Anton Gjikola 42 vjeç, referuar dokumentit spitalor ka ndërruar jetë me 6 tetor të vitit të shkuar 2013, por ka dalë nga morgu plot tre muaj e gjysmë më vonë, pra më 20 janar 2014.

Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur në Tiranë, por çuditërisht nuk ka asnjë hetim për rrethanat e aksidentit, vetëm shënohet në kartelën mjekësore se ka patur një traumë në pjesën e pasme të kokës, dhe dëmtime në pjesën e përparme, sidomos në dhëmbët e sipërm, ç`ka ka çuar në dyshimin se vdekja ka ardhur nga ndonjë aksident automobilistik.

Madje kjo është shënuar në skedën e vdekjes në të cilën thuhet se shkaku i vdekjes së Anton Mark Gjikola është aksident automobilistik, ndërsa diagnoza është kontaminimi i trurit.

Skeda e vdekjes që mban datën 6 tetor 2013 është plotësuar dhe nënshkruar nga eksperti mjeko ligjor dr. Gjergji Syko, pranë Spitalit Ushtarak.

Pra, pikërisht kjo skedë vërteton se viktima ka pasur në xhep dokumentin e identifikimit, por askush nuk kupton se përse për një aksident të tillë nuk është lajmëruar policia qoftë për hetimin e ngjarjes, qoftë për tu njoftuar familja, ose të paktën komisariati i policisë së Mirditës nga ku ishte shënuar adresa e vendbanimit në dokumentet e identifikimit të gjetur në xhepat e tij dhe të ruajtur nga autoritetet spitalore në morgun e spitalit.

Ngjarja vishet me mister edhe për faktin se familjarët e Gjikolës kanë njoftuar policinë e Lezhës, por disa herë kanë marrë njoftime se familjari i tyre nuk ndodhej as në burg e as në ndonjë morg të vendit.

Për ironi të fatit edhe pasi viktima përfundimisht kishte mbërritur në shtëpi dhe varrosur, një oficer i policisë së Lezhës vijonte me telefonata rutinë, duke njoftuar familjen se ai nuk gjendej askund dhe se policia po e vijonte ta kërkonte në të gjithë vendin.

Nga familjarët mësohet se denoncimi i parë është kryer në policinë e Rrëshenit dhe kjo polici e ka drejtuar Dritanin tek Drejtoria e Lezhës, për efekt kompetencash. Për 3 muaj e gjysmë familja Gjikola ka vijuar ta besojë policinë se djali i tyre nuk gjendej gjëkundi as në burgje dhe as në ndonjë morg.

Familja Gjikola rrezikon të gjobitet

Mësohet se familja e të ndjerit Anton Gjikolaj do të gjobitet nga drejtoria e Gjendjes Civile. Ligji parashikon qartë se familjarët e cilitdo që ndahet nga jeta duhet të bëjnë ç`regjistrimin e tij brenda 15 ditëve.

Teksa vëllai i viktimës është paraqitur të bëjë ç`regjistrimin e Antonit, autoriteti përkatës i ka bërë me dije për gjobën që detyrohet të paguaj pasi në skedën e vdekjes shënohet data 6 tetor.

Mirëpo ky “ligji” me sa duket nuk paska parashikuar se veprimi i gjobës fillon 15 ditë pasi familja mëson ngjarjen e rëndë, dhe merr në dorëzim skedën e vdekjes.

Sido që, Dritan Gjikolaj, tashmë ka vendosur të vijojë me historinë e tij, duke iu drejtuar organeve kompetente. Tashmë, krejt i vetëm, Dritani do të iu drejtohet Policisë dhe Prokurorisë për të mësuar të vërtetën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi