Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
valtrim
valtrim
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 28
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/01/2014

Vuçiqi pretendon postin e kryeministrit Empty Vuçiqi pretendon postin e kryeministrit

Fri 31 Jan 2014 - 10:02
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq shpreson se Partia Përparimtare Serbe (SNS) do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe se Aleksandar Vuçiq do të bëhet kryeministri i ri i Serbisë.
Në të gjitha sondazhet thuhet se pyetja e vetme që shtrohet në këto zgjedhje është nëse Vuçiqi dhe partia e tij SNS do të kenë nevojë për partner në koalicion, apo do të fitojnë më shumë se 50% të votave.
Disa analistë thonë se momenti është i pavolitshëm për zgjedhje, sepse është dashur të vazhdohet me dialog dhe me reforma.
Por Vuçiqi e ndjen veten kaq të fortë sa që mendon se ai duhet të qeverisë me kabinetin qeveritar.
Kryeministri i tanishëm Ivica Daçiq, sipas mediave serbe, i ka ofruar Vuçiqit postin e tij por ai nuk ka dashur ta marrë këtë post pa votime. Qëllimi i tij është forcimi i mëtejmë i pozicionit, për të vazhduar luftën e nisur kundër korrupsionit dhe për reforma, thotë analisti Gjorgje Vukadinoviq, raporton DW.
Daçiq dhe Vuçiq kanë arritur një lloj marrëveshje që pas zgjedhjeve të vazhdojnë koalicionin qeveritar, por kjo varet nga rezultati i zgjedhjeve. Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka nënshkruar shpërbërjen e Parlamentit të Serbisë, dhe i ka shpallur zgjedhjet e reja më 16 mars.http://www.epokaere.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi