Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zana fillon punën si modele Empty Zana fillon punën si modele

Fri 14 Jan 2011 - 0:09
Javë më parë kemi treguar që modelja kosovare Zana Krasniqi kishte udhëtuar drejt Nju Yorkut për të kërkuar kontrata të reja atje, pasi në Kosovë kishte kohë që nuk kishte sfiluar apo reklamuar ndonjë produkt dhe se prania e saj në shtypin rozë ka qenë më shumë evidente kur kishte filluar lidhjen me futbollistin Lorik Cana dhe më vonë mediat sikur e harruan.Udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara i ndihmoi Zanës edhe për një rikthim në ballinën e revistës “Teuta” me foto të realizuara tek Fadil Berisha, ndërsa disa ditë më vonë ajo u shfaq përsëri në “Christmas party” organizuar nga Fadili, i cili kishte grumbulluar të gjitha bukuroshet shqiptare të cilat kishin fituar nëpër evenimentet e organizuara nga ai, në mesin e të cilave ishte dhe Zana e shoqëruar nga modelja tjetër Tika Camaj, dhe që të dyja kishin shfrytëzuar rastin të afronin buzët pranë njëra tjetrës duke bërë me dije se mes tyre shoqëria është tepër e madhe.Siç mësojmë, Zana po qëndron akoma në Nju York dhe sapo ka lançuar një album me foto të reja të realizuara atje, foto të cilat do të shfrytëzohen për reklama të ndryshme.Kjo tregon se modelja i është përveshur punës, pasi i ka parë koleget e saj që janë shumë aktive në modë dhe fitojnë shumë, ndërsa qëndrimi në Kosovë nuk sjell ndonjë përfitim të madh. Qëndrimi atje përveç lekëve sjell dhe udhëtime të shumta nëpër botë. PanoramaPlus
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi