Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Gjykata lë në burg biznesmenin, Sollaku: Është njeri i nderuar Empty Gjykata lë në burg biznesmenin, Sollaku: Është njeri i nderuar

Tue 4 Feb 2014 - 22:47
Gjykata lë në burg biznesmenin, Sollaku: Është njeri i nderuar Masa-per-Karcinin-320x247

Biznesmeni i hidrokarbureve mohon të ketë porositur vrasjen e Pirro Bares për 120 mijë euro nga Julian Sinanaj

I akuzuari - Gjatë vlerësimit të seancës gjyqësore, *****çini tha vetëm gjeneralitetet, duke u përfaqësuar me Sollakun

Avokati i Ilir *****çinit: Nuk i njeh të arrestuarit e tjerë, do apelojmë vendimin

“Klienti im nuk i njeh Mëhillin dhe Sinanajn. Nuk i ka takuar asnjëherë”
Bashkëshortja - Në seancën gjyqësore, prezente ka qenë edhe bashkëshortja e Ilir *****çinit, e cila nuk ka referuar të japë komente për arrestimin
Aktakuza - Biznesmeni i hidrokarbureve akuzohet për veprën penale të “sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje”

Sokol Çobo

Masa per KarcininBiznesmeni i hidrokarbureve, Ilir *****çini, ka dalë dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku u përball me akuzën e prokurorisë për tentativën e vrasjes së Pirro Bares, pronari i firmës “Romano Port”. 44-vjeçari dyshohet se ka paguar Julian Sinanajn me një shumë prej 120 mijë eurove për eliminimin e Bares, ekzekutim i cili do të realizohej më 25 shkurt. Por, denoncimi në polici i të penduarit Ndriçim Gjokona ka sjellë arrestimin e killerit dhe ditë më vonë arrestimin e porositësit të kësaj vrasjeje. Tashmë, me pranga në duar, *****çini ka dalë dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me akuzën, por edhe për të dhënë deklarimet e tij. Ajo që ra në sy ishte se mbrojtësi ligjor i biznesmenit ishte Theodhori Sollaku, ish-Prokurori i Përgjithshëm, i shkarkuar nga ish-mazhoranca për abuzime me detyrën, ndër të cilat edhe për një rast ku kishte favorizuar pikërisht Ilir *****çinin.



Seanca

Gjyqtarja Etleva Deda ka vendosur në fillim se mediat, por edhe familjarët e të arrestuarit, por edhe forcat e rendit, do të qëndrojnë disa çaste në seancë dhe më pas do të largohen. Në këtë kohë, gjyqtarja i ka dhënë fjalën të arrestuarit, Ilir *****çini, i cili ka dhënë vetëm gjeneralitetet e tij, sipas së cilave, ishte 44 vjeç dhe kishte lindur në qytetin e Fierit. Më pas, biznesmeni i arrestuar i ka deklaruar gjyqtares se do të mbrohej nga avokati Theodhori Sollaku. Ndërkohë, përballë Sollakut, është ulur përfaqësuesi i prokurorisë, Ardian Nezha, dikur ish-vartës i avokatit të *****çinit. Pas këtyre procedurave, gjyqtarja Etleva Deda kërkoi nga të pranishmit në sallë, të dilnin nga seanca, pasi procesi është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe ka sekrete hetimore.



Prokurori

Burime brenda gjykatës pohojnë se prokurori i çështjes, Ardian Nezha, ka lexuar aktakuzën paraprake ndaj *****çinit, sipas së cilës, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje”. Kjo akuzë parashikon një dënim prej pesë vitesh burg, ndërsa akuza sqaron se ndaj *****çinit mund të ngrihen akuza të tjera, në varësi edhe të hetimeve. Më pas, mësohet se prokurori ka lexuar edhe konfliktin mes Bares dhe *****çinit, për radhën e shkarkimit të gazit të lëngshëm në Porto Romano në Durrës, ku firma e Bares ka monopolin e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm, të fituar me një vendim të Këshillit të Ministrave. Më pas, Nezha ka sqaruar se ditën e arrestimit, Julian Sinanajt, i janë gjetur disa fotografi të biznesmenit Pirro Bare dhe pas pyetjes së vrasësit me pagesë ai ka sqaruar se është urdhëruar pikërisht nga Ilir *****çini, ku ndërmjetës ka qenë Erjon Mëhilli, person i shpallur në kërkim. Në fund, prokurori kërkoi masën e arrestit me burg për *****çinin.



Avokati

Ndërkohë, pas prokurorit, fjalën e mori avokati Theodhori Sollaku, i cili pretendoi se klienti i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale. Ish-prokurori i përgjithshëm ka sqaruar se *****çini vërtet ka pasur konflikt me Baren, por nuk ka dhënë urdhër për të ekzekutuar Baren, dhe aq më tepër të ketë pasur kontakte me Genis e Erjon Mëhillin dhe Julian Sinanaj. “Klienti im nuk i njeh Mëhillin dhe Sinanajn. Nuk i ka takuar asnjëherë”, mësohet se ka deklaruar Sollaku, teksa ka shpjeguar se ai është një njeri i nderuar. Ndërkohë, mësohet se vetë biznesmeni, preferoi të mos flasë, por të mbrohej nga Sollaku, i cili kërkoi nga gjykata një masë lehtësuese.



Gjykata

Pas paraqitjes së kërkesave, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Etleva Deda, vendosi të lërë pas hekurave biznesmenin Ilir *****çinin dhe të pranojë kërkesën e prokurorisë. Deda tha se mbrojtja ka 10 ditë kohë për apelimin e vendimit. Ndërkohë, në momentin e daljes nga gjykata, avokati Theodhori Sollaku, tha se do të apelojë këtë vendim, i cili i duket i paarsyeshëm, pasi klienti i tij nuk ka rrezikshmëri shoqërore.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Gjykata lë në burg biznesmenin, Sollaku: Është njeri i nderuar Empty Re: Gjykata lë në burg biznesmenin, Sollaku: Është njeri i nderuar

Tue 4 Feb 2014 - 22:49
ME SKANDALOZE NE KETE HISTORI ESHTE QE NQS KY SHPALLET FAJTOR DENOHET ME 5 VJET BURG MAKSIMUMI IMAGJINONI URDHERON DHE PAGUAN PER NJE VRASJE DHE DENOHET SA PER 5 GRAM HASHASH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi