Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Skënder Sallaku Empty Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Skënder Sallaku

Tue 11 Feb 2014 - 23:22
Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Skënder Sallaku SallakuSkenderProfile.jpg1Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Skënder Sallaku SallakuSkenderProfile
Aktori i mirënjohur Skënder Sallaku është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Një prej ikonave të humorit shqiptar, Sallaku vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë. Aktori i madh shqiptar mësohet se ka vdekur në orët e para të ditës së martë.

Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935, dhe është konsideruar si një nga aktorët tanë të humorit me skeçe dhe parodi të ndryshme ai e ka bërë publikun shqiptar të qeshë me shpirt.

Aktori është nderuar dhe me titullin e lartë ‘Artist i Popullit’.

Sallaku, njihet dhe si ish-kampion kombëtar në mundjen klasike. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi" dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.
Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Skënder Sallaku SallakuSkenderProfile.jpga
Artistë dhe politikanë shprehin ngushëllimet

Tinka Kurti: Një humbje e madhe. Unë isha dje në spital dhe takova familjen. Ai do kryente një operacion tjetër. Isha në merak, i thashë vajzës së tij të më telefononte, të më njoftonte mbi çdo të re. Gjithë natën kam qenë në siklet dhe ndjeva një dhimbje të madhe, teksa mësova humbjen e madhe.

Margarita Xhepa: Nuk na ishte shuar ende dhimbja nga humbja e Vaçe Zelës, tani dhe aktori i shkëlqyer, i dimensioneve të mëdha. Kishte një humor që i buronte natyrshëm. I qëndiste rolet me mimikën e tij shprehëse. Kishte karakteristika të veçanta, zëri i tij karakteristik, shquhej për spontanitetin. Aktor i mençur që e dashuronte artin dhe punonte me thjeshtësi.

E takova para një muaji në Librazhd në një event dhe ishte i lumtur. Ai kishte fituar respektin e madh të popullit dhe këtë e shprehte dhe ia shprehnin vazhdimisht.

Veli Rada: E kujtoj Sallakun ku së bashku me Vasillaq Vangjelin e paharruar i kam takuar dhe i kam njohur. Ishte aq korrekt, vinte i pari ulej në tryezën e punës dhe ngrihej i fundit. Një ndër artistët më korrekte, i pari klloun në Shqipëri. Një plastikë të tillë si ai, i paarritshëm. Në turet që kemi bërë jashtë vendit ai pëlqehej kaq shumë. Një tifoz i Tiranës, si tiranas autokton donte që Tirana e tij të ishte e para. Iku me peng që Tirana nuk e kënaqi si duhet këtë sezon.

Gëzim Kruja: E kam pas shok, para 5 muajsh kemi dhënë një shfaqje në Durrësi. Artist i madh nuk i vjen më Shqipërisë, daç parodist, daç klloun, akrobat. Duhen romane të flasësh për Skënder Sallakun. Aq i thjeshtë, ndaj populli e deshi se populli do të thjeshtën.

Fadil Hasa: Herën e fundit që e takova, ishim në Durrës. Si e mbaj mend. Kur thoshte që do tregoj një gjë, ne e lusnim ta tregonte se e dinim që nuk do e përsëriste më atë histori. Skënderi u ka dhënë bukë popullit kur ishte i uritur, i varfër, ai i ushqeu me humorin e tij. Familja Sallaku humbi një njeri të jashtëzakonshëm.

Nuk besoj se ka një brengë besoj, ai i ka marrë stimujt moralë, dhe pension special, ka marrë vazhdimisht respekt dhe është nderuar dhe vlerësuar, por sidomos nga populli. U shkëput një yll tjetër i artit sot.

Sulejman Dibra: Estrada pati humbje të madhe. Njeriu i parë që i dha jetë estradës, humorin me të shëndetshëm dhe populli do e kujtojë për humorin e tij të madh dhe të shëndetshëm. Ai e donte dhe e ruante humorin. I pari njeri që thirrej në gëzime, ishte Skënder Sallaku. E donin njerëzit dhe sa e respektonin dhe kjo sepse kishte zemër të madhe. E njihnin nga të miturit dhe deri tek moshat e mëdha, sepse ai bënte humor për të gjithë.

Politika

Edi Rama: Lajm i trishtueshëm vdekja e Skënder Sallakut, humoristit popullor që në kohe të zymta bëri të qeshin pleq e fëmijë! Ngushëllime familjes.

Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi: Sot, Tirana shënon 94-vjetorin e shpalljes kryeqytet. Por kjo ditë bëhet më e varfër për të gjithë, kur mësojmë se ikona e artit kryeqytetas, Skënder Sallaku, nuk do të jetë më fizikisht me ne. Ngushëllime familjes për njeriun e tyre të dashur, i cili i dha Tiranës shembullin më të mirë në aktrim, cirk e më gjerë. Respekt përjetë "Artistit të Popullit" që i dha shumë vendit dhe mori pak prej tij.

/Shekulli Online/ E.L./






Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi