Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A ishte Lufta e Parë Botërore përgjegjësi e Gjermanisë? Empty A ishte Lufta e Parë Botërore përgjegjësi e Gjermanisë?

Sat 15 Feb 2014 - 1:17
A ishte Lufta e Parë Botërore përgjegjësi e Gjermanisë? LIB
Hyrja në vitin 2014 përkon me 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, e njohur ndryshe si Lufta e Madhe. Me këtë rast priten ceremoni të mëdha në Perëndim dhe sidomos në vende të cilat vuajtën më shumë nga të gjithë nga kjo luftë, si Gjermania, Franca, Belgjika apo Britania. Revista gjermane “Der Speigel” i ka kushtuar një numër special kësaj ngjarjeje madhore, e cila është përcaktuese për shekullin e 20-të, sidomos për Europën Perëndimore.

“Dyfishi i belgëve, trefishi i britanikëve dhe katërfishi i francezëve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore vdiqën vetëm në betejat e Maas dhe Sommes”, shkruan “DerSpiegel”.

Duke nxitur një përfytyrim të LIB-së si luftë e Perëndimit më shumë sesa e pjesës tjetër, edhe ceremonitë janë më domethënëse në këtë zonë. Për “DS” trashëgimia e Luftës së Parë Botërore është problematike edhe sot, dhe mjaftojnë ceremonitë për të parë sesi prirjet historike përherë e më shumë riciklojnë të njëjtat rivalitete.

“Kryeministri britanik Cameron po vë në dispozicion fonde për të mundësuar nxënësit britanikë të shkollave publike që të vizitojnë fushë-betejat e frontit Perëndimor”, nënvizon “Der Spiegel” për të shtuar pak më tutje në mënyrë domethënëse se “një përgjigje e po kësaj natyre do të ishte pamendueshme në Gjermaninë pacifiste”.

Por për Gjermaninë duket se Lufta e Parë Botërore është edhe çështje e ndërgjegjes historike, pasi sipas një pikëpamjeje, e vërteta e nisjes së luftës nuk është sqaruar objektivisht, por i është faturuar vetëm Gjermanisë. Dhe është aktualiteti politik ai që e nxit edhe më shumë “zbardhjen” e arsyeve të Luftës dhe përgjegjësitë e gjithsecilit.

Kështu “DS” citon një sondazh të fundit sipas të cilit “88% e spanjollëve, 82% e italianëve dhe 56% e francezëve thonë se Gjermania ka shumë ndikim në BE. Disa madje e krahasojnë Gjermaninë e sotme me mbretërinë e të papërmbajturit Kaiser Wilhelm II”.

Kjo e bën situatën disi të papërshtatshme, aq më tepër ku nga brenda Gjermanisë, shtrohen pyetje themelore nëse ishte apo jo Lufta e Parë Botërore, përgjegjësi vetëm e saj. Duket se mendimi që ka zënë vend është se ajo ka një përgjegjësi relative.

Dhe ja se cili është filli i argumentimit: “Vrasja e Franz Ferdinandit dukej se konfirmonte paralajmërimet e atyre këshilltarëve të cilët besonin se gjetja e gjuhës me Serbinë ishte e pamundur. Lufta e Parë Botërore shpërtheu dhe “ishte Austro-Hungaria ajo që e filloi”, shkruan historiani vjenez Manfred Rauchensteiner"

Në vitin 1960 historiani nga Hamburgu, Fritz Fischer shokoi Gjermaninë më shumë sesa çdo historian para tij. Ai deklaroi se ‘ambicia e Berlinit për zotërim botëror’ ishte arsyeja kryesore, në mos e vetmja për masakrën e madhe. Por në prag të 100-vjetorit një kërkim i ri ka shtruar pyetje themelore rreth kësaj ngjarjeje.

Historianët nuk e shfajësojnë Kaizerin Wilhelm II, i dyzuar mes kapardisjes publike dhe një vetëpërmbajtjeje të shqetësuar. Por ata gjithashtu nënvizojnë dështimet e Rusisë (historiani amerikan Sean McMeekin), Francës (historiani gjerman Stefan Schmidt), Austro-Hungarisë (Rauchensteiner) ose të të gjitha fuqive të mëdha të marra së bashku”.

Kështu duket se krahas ceremonive dhe përkujtimit, sot LIB-ja po tematizohet si lëndë e një debati europian mbi atë se kush është përgjegjësi i përgjakjes më të madhe të kontinentit. Është një barrë që deri më sot e ka mbajtur Gjermania, por që në emër të pretendimeve historike, por edhe të kërkimit të një statusi të ri politik, nuk duket se është e gatshme ta pranojë më.

/Shekulli Online/ResPublica/E.D./
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

A ishte Lufta e Parë Botërore përgjegjësi e Gjermanisë? Empty Re: A ishte Lufta e Parë Botërore përgjegjësi e Gjermanisë?

Sun 16 Feb 2014 - 1:57
Natyrisht se po.Një fatkeqsi që Gjermanija e ka humb at luftë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi