Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Thaçi: Shpejt anëtarë të OKB  Empty Thaçi: Shpejt anëtarë të OKB

Sat 15 Feb 2014 - 13:41


Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, në prag të 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët. Teksa përgatitjet për kremtimet e 6-vjetorit tashmë kanë nisur, kryeministri gjatë mbledhjes së kabinetit të tij ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në, NATO-n dhe të gjithë mbështetësit e përpjekjeve të tyre për liri e pavarësi.

“Këto festime po bëhen në kohën kur po forcohet subjektiviteti ndërkombëtarë i shtetit, kur janë arritur 106 njohje ndërkombëtare, kur çdo herë e më shumë jemi më afër integrimeve euroatlantike, liberalizimit të vizave, procesit të stabilizim asocimit, perspektivës për partneritet për paqe dhe anëtarësimit në NATO”, theksoi kryeministri.

Ndërkohë, ai shprehu besimin se në një të ardhme jo të largët Kosova do të bëhet pjesë edhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Tani 6-vjetorin e pavarësisë e shënojmë edhe me një kapitull të ri, atë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pra me arritjen e marrëveshjes së paqes së 19 prillit të vitit të kaluar. Prandaj njohjet po shtohen, por unë kam besim të plotë që edhe njohja nga Serbia do të ndodhë në një të ardhme jo fortë të largët, paralelisht me procesin integrues evropian. Gjatë këtyre ditëve u mbajt edhe seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, ku ne prezantuam arritjet e shtetit, progresin, reformat që kemi bërë, fqinjësinë që kemi arritur me të gjitha vendet. Prezantuam arritjet e përgjithshme që kemi shënuar muajt e fundit”, deklaroi Thaçi.

Duke folur rreth takimi të fundit në Bruksel me honologun e tij serb, kryeministri Thaçi tha se në parim është arritur marrëveshja për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë.

“Po ashtu, gjatë kësaj jave ka ndodhur takimi i radhës mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në ndërmjetësim të baroneshës Ashton, ku në parim është arritur marrëveshja për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë. Ndërsa në ditët e ardhshme ajo pritet të finalizohet në Bruksel. E gjithë marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe dokumentin e 19 prillit”, nënvizoi Thaçi.

Funksionalizimi i shtetit të së drejtës do të realizohet tërësishëm në veri, ashtu sikurse zgjedhjet lokale, fillimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, integrimi i komunitetit serb në Policinë e Kosovës, funksionimi i sistemit doganor dhe pagimit të taksave dhe fillimi i funksionalizimit të akordit për menaxhimin e integruar të kufijve. / Top Channel
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Thaçi: Shpejt anëtarë të OKB  Empty Re: Thaçi: Shpejt anëtarë të OKB

Sun 16 Feb 2014 - 1:32
Edrejta vonon po s'harron-është koha që edhe Kosova të pranohet në OKB dhe të bëhet shtet i barabartë në gjitha instancat e larta botërore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi