Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Djali i Rexhep Meidanit në protestën e PD-së: Protestoj kundër arrogancës Empty Djali i Rexhep Meidanit në protestën e PD-së: Protestoj kundër arrogancës

Thu 20 Feb 2014 - 22:03
Denion Meidani, djali i ish-presidentit të së majtës, anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rexhep Meidani është parë të ketë qenë pjesëmarrës në të

Aristir Lumezi
Në protestën e thirrur nga Partia Demokratike është parë dhe një figurë që i përket të majtës shqiptare. Denion Meidani, djali i ish-presidentit të së majtës, anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rexhep Meidani është parë të ketë qenë pjesëmarrës në të.
Televizioni informativ “Ora News” raportoi me pamje prezencën e Denion Meidanit në bulevard në krah të protestuesve të tjerë.
I kontaktuar nga televizioni Ora News, ai thekson se “kjo pjesëmarrje është shprehje e solidaritetit në përkujtimin e rrëzimit të komunizmit, por në të njëjtën kohë dhe protestë për veprimet tendencioze, arrogante e antiligjore të segmenteve të caktuara të kësaj qeverisje, të cilat sipas tij po pengojnë integrimin e vendit”.
Denion Meidani ka mbajtur post drejtues në administratën shtetërore gjatë qeverisjes Berisha, teksa muajt e fundit u bë mjaft mediatik falë përplasjeve me drejtoreshën e Doganave, çka solli dhe shkarkimin e tij nga puna.
Ai ishte Drejtori i Antikontrabandës kur u shkarkua nga drejtoresha e sapoemëruar në Dogana Elisa Spiropali.
Shkarkimi është bërë me urdhër të drejtoreshës Spiropali për “thyerje e kodit etik, dëmtim të imazhit të institucionit, mungesë profesionalizmi”.
Djali i ish-presidentit mori këtë detyrë në Drejtorinë e Doganave që prej 2 shatorit të këtij viti. Vetëm 8 ditë para rotacionit të pushtetit, PD emëroi Denion Meidani në këtë detyrë.
Ish-djali i presidentit iu përgjigj akuzave të drejtoreshës së Doganave.
“Është fatkeqësi që një institucion shtetëror kaq i rëndësishëm ka për titullar një vajzë të paditur e të pamësuar që fshihet mbas arrogancës dhe agresivitetit të saj për të mbuluar defektet që e karakterizojnë.
Ajo ditën e parë të punës në administratën publike e filloi si Drejtoreshë e Përgjithshme pa patur asnjë eksperience të mëparshme në sektorin privat apo administratën civile që do i duhej minimalisht çdo personi të përgjegjshëm për të kuptuar nivelin e mjaftueshëm të nevojshëm të një detyre shtetërore të këtij kalibri”, ishte përgjigja e Denion Meidanit ndaj Spiropalit.
http://illyriapress.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi