Zbulohen banorët e Big Brother 7, largohet çifti i parë
Sun 23 Feb 2014 - 0:33
Komentet për shtëpinë që do të vëzhgohet 24 orë në 24. Edhe këtë vit në të njëjtin kanal televiziv dhe në të njëtën platform dixhitale. Vajza nga Durrësi del pa hyrë mirë
Luela Myftari
Ka nisur mbrëmë rrugëtimin e tij sperktakli Big Brother Albania. Është edicioni i shtatë i këtij reality shoë, por jo më i miri. Të paktën jo nga komentet e para. Prezantuesja është e njëjta: Arbana Osmani. Si gjithnjë edhe mbrëmjen e kaluar Arbana ishte shumë energjike dhe në formë.
Por kjo nuk mjaftoi që spektakli të merrte komente pozitive. Opinionisti Edicioni i parë i Big Brother Albania kishte si opinionist zyrtar Armand Pezën. Për gjashtë vite të tjera produksioni i këtij spektakli provoi të gjente një tjetër si ai dhe nuk mundi. Në edicionin e shtatë ai rikthehet sërish. Do të jetë opinionisti zyrtar i mbrëmjeve të spektaklit. Duket se në këtë spektakël prezenca e Armand Pezës dhe Arbana Osmanit nuk ka shkaktuar komente negative.
Shtëpia
Edhe pse u tha se kjo do të ishte shtëpia më e madhe e parë ndonjëherë, në krahasim me ato të edicioneve të kaluara, duket se kjo për syrin kritik të shqiptarëve nuk ishte më e mira. Disa mendonin se ajo është aq e madhe sa edhe e ftohtë, për nga mënyra se si është arreduar dhe konceptuar.
Veshjet e konkurrentëve
Meshkujt u shfaqën të gjithë të veshur njëlloj. Vajzat jo, por ama kishin të njëjtin stil. Njëra prej tyre hidhte në njërin krah një pellush tërësisht joorigjinal, ndërsa të tjerave nuk u mungonin puplat. Jashtëzakonisht të dala jashtë mode këto të fundit, puplat, janë komentuar negativisht nga njerëzit e modës në Shqipëri. Po ashtu edhe mbajtja e maskave të cilat përveçse simbolizonin hipokrizi dhe maskim, nuk sollën ndonjë vlerë në spektakël.
Dorëheqje
Për herë të parë pas 7 vitesh, diçka e papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother, Andia tërhiqet! Pas saj u largua dhe Ervini. Banorja e tërhequr ka mbaruar Universitetin e Durrësit për Eksperte në Proceset e Formimit dhe jeton me familjen. Motra është pika e saj e dobët. I ati nuk jeton më prej gjashtë vjetësh dhe me të ka pasur një marrëdhënie të veçantë. Përveç shkollës, ka edhe pasione të tjera, një ndër të cilët edhe aktrimi.
I pëlqen edhe letërsia, lexon dhe shkruan. Një skenar i shkruar prej saj pret dritën e vënies në skenë. I pëlqen shumë miqësia, të punojë në grup, të ndajë mendime dhe eksperienca. Në asnjë nga edicionet e mëparshmë nuk ka ndodhur të dorëhiqet ndonjë sapo të hyjë në shtëpi.
Ja banorët e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri
Esida 25 vjeç, shkollën e mesme e ka kryer në Cërrik, ndërsa të lartën në Tiranë për kimi ushqimore e më pas për juridik. Ka punuar për disa muaj si asistente avokate. Ka një lidhje shumë të fortë me familjen e saj, sidomos me babanë. Është natyrë ambicioze dhe në gjendje që të demaskojë këdo, që nuk i ofron miqësi të pastër. Juliana 23 vjeç ka lindur në Lezhë dhe ka jetuar 17 vjet në Itali, së bashku me familjen. Aty ka mbaruar një shkollë profesionale për parukeri dhe pas kthimit nga Italia, ka punuar një vit parukiere në Lezhë. Vendlindja i pëlqen, por prej dy vjetësh jeton në Tiranë.
Ardijana 34 vjeç ka lindur në Gjakovë një familje të madhe. Tani jeton në Prizren. Muzika është pjesë e pandarë e jetës së saj. Eshtë natyrë shumë e shoqërueshme dhe të gjithë e njohin në qytetin ku jeton. Por miqtë e saj të vërtetë dhe më të dashur janë kolegët e punës, me të cilët punon dhe kalon pjesën me të madhe të kohës.
Meridiani 30 vjeç, ka lindur në Shkodër dhe që prej vitit 1995 jeton në Tiranë, së bashku me familjen. Ka studiuar për inxhinieri, por gjithmonë i ka pëlqyer që të merret me menaxhimin e lokaleve të ndryshme, në zonën e Bllokut. Ka një qen e një iguana.
Mikela 38 vjeç, jeton në Tiranë dhe ka studiuar për anglisht. Ka punuar për shumë vite në Kosovë dhe pasi është kthyer sërish në Shqipëri, ka punuar në Ministrinë e Integrimit. Gjatë kësaj kohe ka ndjekur pasionet e saj, alpinizmi, ecja në natyrë, udhëtimet dhe së fundmi joga. Hyn në BB për t’u shkëputur nga teknologjia.
Fatjoni 28 vjeç, ka lindur në Novoselë të Vlorës dhe prej shumë vitesh jeton në Itali bashkë me familjen e tij, ku punon në një zyrë postare. Nuk i ka shkëputur lidhjet me vendin e lindjes dhe bashkë me familjen kthehen çdo vit në Novoselë. Arsyeja që po merr pjesë në BB është ideja që të mund të fitojë para për një kohë të shkurtër.
Daniela 28 vjeç është nga Elbasani, por ka jetuar për 16 vjet në Greqi. Ka studiuar për laborante dentare dhe së fundmi studion edhe për juridik. Familja e saj vazhdon të jetojë ende në Greqi. Makina i është kthyer në një pasion më vete.
Valeri 28 vjeç, ka lindur në Malësi të Madhe dhe jeton në Koplik. Ka kryer studimet e larta për mjekësi në Tiranë dhe më pas është kthyer sërish në qytezën e tij, ku ka familjen. Është i martuar dhe ka një djalë 2 vjeç. Prej pak muajsh punon si mjek në zonën e tij.
Nevila 20 vjeç, banon në Tiranë, e vetme, sepse e gjitha jeta e saj ka kaluar në fshatin e fëmijëve SOS dhe më pas në komunitetin rinor. Ka mbaruar shkollën e mesme për stilimrrobaqepësi dhe ka punuar si animatore në aktivitetet për fëmijë. I pëlqen shumë bota e fëmijëve, sidomos bota e tyre.
Eraldi 24 vjeç, është nga Durrësi dhe studion në Universitetin e Sporteve në Tiranë, në vitin e fundit. Banon së bashku me familjen dhe punon si instruktor në palestrën që ka hapur së bashku me vëllanë.
Esterina 20 vjeç, ka lindur në Elbasan e rritur në Tiranë nga dy gjyshërit e saj. Ka filluar të punojë që 16 vjeç dhe momentalisht punon në një call center. Ëndrra e saj është që të bëhet modele. Eksperiencat e para në fushën e modës i ka pasur në Itali. Një pjesë e familjes së Esterinës rrjedh nga komuniteti egjiptian dhe shpesh, në familjen e tyre janë rritur me idenë, që nuk janë të aftë të bëjnë asgjë.
Rigels 28 vjeç, ka lindur në Pogradec. Në 1997-ën familja e tij është larguar për në Amerikë. Aty fillimisht ka bërë punë të ndryshme, por më pas, për t’iu përshtatur ambientit të ashpër që gjeti aty, u bë pjesë e disa bandave për disa vite me radhë. Pikërisht në momentin kur vendosi që jeta e tij të merrte një kthesë pozitive, problemet me dokumentet e detyruan që të kthehet përsëri në Shqipëri, duke lënë djalin e tij të vogël, i cili tanimë jeton me të ëmën, nga e cila Rigelsi është divorcuar.
Jona 28 vjeç, ka lindur dhe jeton në Elbasan me të ëmën. Ka mbaruar shkollën për laborante dentare, por nuk e ushtron profesionin për të cilin ka studiuar, sepse ka hapur një biznes të sajin dhe merret me estetikë, modelim thonjsh. shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi