Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pacolli takon Januzajn: Ai mburret që është shqiptar Empty Pacolli takon Januzajn: Ai mburret që është shqiptar

Fri 28 Feb 2014 - 17:47
Behgjet Pacolli ka pranuar se ka pasur kontakte me familjen e Adnan Januzaj. Ai ka thënë se talenti i Manchester Unitedit mburret që është shqiptar, derisa nuk e përjashton mundësin që 19 vjeçari t’i bashkohet Kosovës.
Atë që nuk po arrin ta bëjë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), dhe ajo e Shqipërisë (FSHF), e ka bërë Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Njeriu i dytë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka thënë se ka pasur kontakte me familjen Januzaj.

Sipas Pacollit, Januzaj mburret që është shqiptar. Pacolli është i bindur se do të arrijë që mesfushorin shqiptar ta mishërojë edhe shumë më Kosovën, por edhe më Shqipërinë.

Ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ende nuk ka vendosur se për përfaqësuese të luajë. Talenti me prejardhje nga Istogu, e me pasaporte belge, kërkohet nga Kosova, Shqipëria, Belgjika, Anglia.

“Ai mburret më atë që është shqiptar dhe më shumë dinjitet e përfaqëson shqiptarizmin me profesionalzimin e tij, por ai nuk donë tani për tani, sepse dëshiron që të faktorizohet edhe më tutje dhe ai ka të drejt në këtë. Por unë jam i bindur se gjërat nuk kanë përfunduar këtu, ne do të arrijmë që këtë ta mishërojmë edhe më shumë me Kosovën edhe me Shqipërinë e edhe mund të ndodh një situatë tjetër...”, ka thënë Pacolli.

Presidenti i AKR-së, ka thënë se ka qenë dhe është i gatshëm t’i kryen të gjithë shpenzimet për të, madje ai thotë se është në gjendje t’i mbulojë të gjitha kërkesat që lojtarit, në mënyrë që ai të jetë në ndeshjen Kosova-Haiti, takim ky që luhet me 5 mars në ‘Adem Jashari’.

“Unë edhe më tepër do të sakrifikojë. Çdo kërkesë që do të ishte në fushën e kërkesave do ta konsideroja punë të kryer. Por sigurisht se do t’ia kishte vlejtur të sakrifikohem për çdo kërkesë. Ai është një realitet, këtë realitet kemi fati që është i yni edhe ashtu siç është jashtë me dorëza të bardha pse të mos të trajtohet edhe këtu. Gabimi ynë që ne bëjmë njerëzit tanë është se nuk i konsiderojmë në momentet e caktuara.”, ka deklaruar ai.

“Kemi rastin e Bekim Fehmiut, një artist i Holliwudit, një njeri që na ka bërë emër në gjithë botën, dhe këtu po thuaj se e kemi urrejtur. Simpatia dhe vlerësimi bëhet pas momentit që vdes, në jemi shoqëri që vlerësojmë kështu”, ka theksuar Pacolli, i cili nuk e përjashton mundësinë që Januzaj me 5 mars të zbres në ‘Adem Jashari’, edhe pse përfaqësuesit e lojtarit ditë më parë e kanë hedhur poshtë mundësinë që Januzaj të luajë në miqësoren kundër Haitit.

Pacolli ka konfirmuar se do të jetë në miqësoren Kosova-Haiti, ndeshje kjo që vlerësohet historike për përfaqësuesen tonë, pasi që është ndeshja e parë që luhet nën ombrellën e FIFA-së.

Ai do të ndihmojë në zhvillimin e kësaj miqësore, pasi që kombëtarja e Haitit do të akomodohet në ‘Swis Diamond’, dhe të gjitha shpenzimet do t’i bartë Pacolli.

“Nëse gjithçka shkon në rregull unë do të jem atje dhe unë do të kontribuoj pak edhe në këtë ndeshje. Swis Diamond do të jetë në shërbim te Haitit. Shpenzimet e të cilit i mbuloi për arsye se është e nevojshme. Ne do ta quajmë këtë lojë historike, por ne duhet të punojmë që të krijojmë kushte që të zhvillojmë edhe ndeshje të tjera të tilla”, ka përfunduar Pacolli. /KosovaPress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi