Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mësuesja tradhton burrin me nxënësin, për hakmarrje Empty Mësuesja tradhton burrin me nxënësin, për hakmarrje

Sat 1 Mar 2014 - 1:12
Message reputation : 100% (1 vote)
Mësuesja tradhton burrin me nxënësin, për hakmarrje Article-2568580-1BDD29C700000578-474_636x382Mësuesja ka treguar sesi e ka joshur një 16-vjeçar për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit, pasi kishte zbuluar se ai e kishte tradhëtuar. Bernadette Smith, 35 vjeç e ka pranuar fiksimin e saj për nxënësin Gary Ralston.

Gjykata dëgjoi sesi ajo e thirri djalin në klasë në Shkollën e Mesme, Banockburn në Stirling dhe i rrëfeu ndjenjat që kishte për të. Më pas ata u puthën në mënyrë pasiononte dhe kaluan natën në shtrat, ku Smith kishte veshur vetëm xhinse dhe reçipeta.

Gary, tani 17 vjeç, tha se lidhja me mësuesen e tij për tre vite rresht, filloi gjatë takimeve sekrete në shkollë. Tani, Brian Smith, 35 vjeç ka treguar sesi gruaja e tij, me të cilën kishte tre fëmijë, i kishte thënë se e joshi djalin për ta ndëshkuar për marrëdhënien jashtëmartesore që i shoqi kishte pasur në 2004-ën.

Ajo tha se unë e meritoja këtë, se ky ishte një shpagim. "I kam rënë murit me kokë në përpjekje për ta shpjeguar apo kuptuar këtë", tha ai për "Daily Record". “Mbase do ta kisha kuptuar nëse ajo do të kishte shkuar me një mësues tjetër, ose një fqinj, për t’u kthyer tek unë. Por kurrë me një djalë, me dikë nën kujdesin e saj.”

Ai tregoi sesi gruaja e tij u zhduk për një natë me djalin dhe i dërgoi atij një mesazh duke i thënë se marrëdhënia e tyre duhej të përfundonte. Pastaj fiku telefonin, duke e lënë atë të dëshpëruar. Ajo u kthye në shtëpi ditën tjetër, teksa ai po bënte gati fëmijët për në shkollë dhe iu rrëfye atij.

Gruaja e tij u arrestua më vonë dhe u dërgua në gjykatë, ku, këtë javë pranoi se ishte përfshirë në aktivitetet seksual me një nxënës. Zoti Smith, shofer autobusi, shtoi se nuk e fajëson Gerin për atë që ndodhi, pasi ai ishte “viktima” dhe veproi ashtu siç iu kërkua.

/Shekulli Online/L.B./
Mësuesja tradhton burrin me nxënësin, për hakmarrje J9nX0o3
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi