Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kanceri më sulmoi për herë të tretë Empty Kanceri më sulmoi për herë të tretë

Sat 1 Mar 2014 - 17:31
Kanceri më sulmoi për herë të tretë Article-2547914-1B0D390700000578-942_306x423Hannah Foxley, një e mbijetuar për dy herë radhazi nga kanceri, është diagnostikuar  për të tretën herë në tre vjet. 35-vjeçarja që frymëzoi miliona gra kur pozoi e zhveshur në koopertinën e revistës Cosmopolitan pas mastektomisë së saj, mendoi që më në fund mund të rrinte e qetë, derisa dy javë më parë mori lajmin e keq.

“Besoja se isha mirë dhe e shëndetshme, por kuptova se kam ende telashe dhe kjo është një tronditje e madhe dhe diçka me të cilën po përpiqem të luftoj,” tha ajo për MailOnline.

Hannah tha se bota e saj u kthye përmbys kur gjeti një gjendërr në gjirin e saj, në prill 2011.

“Ishte si të goditeshe nga një tren. Nuk m’u duk e vërtetë. Si shumica e grave, unë mendova se ishte e papërballueshme,” tha ajo.

Ajo bëri lumpektomi dhe tetë cikle kimioterapie. Pastaj, një javë para se trajtimi të përfundonte, ajo gjeti një gjendërr të dytë kanceroze. Bëri një mastektomi, të ndjekur nga pesë javë radioterapie.

Megjithëse trajtimi ishte i suksesshëm, ajo shkoi në spital të hënën e shkuar me dhimbje të rënda abdominale dhe u torturua nga dhimbjet gjatë gjithë javës. Analizat treguan se ajo kishte kancer mëlçie në një stad të avancuar, që ishte përhapur në mushkëri.

“Duket sikur kanceri u përhap, por ai nuk është vërejtur më parë dhe është rritur që atëherë. Kur unë kam punuar për  të frymëzuar të tjerët, gjatë gjithë kohës kanceri po pushtonte mëlçinë time,” tha ajo.

Hannah filloi kimioterapinë ditën e enjte dhe tha se ishte “gati për luftë”. Tashmë ajo ka filluar një dietë të bazuar tek bimët, që krijon një mjedis alkalin, i cili mund ta ndihmojë të luftojë kancerin.
Kanceri më sulmoi për herë të tretë G5fENUNKanceri më sulmoi për herë të tretë ZAeDebeKanceri më sulmoi për herë të tretë EboNF3iKanceri më sulmoi për herë të tretë NYU43O0Kanceri më sulmoi për herë të tretë B8WGbYBKanceri më sulmoi për herë të tretë XROTCMD
Ajo tha: “Unë fillova kimioterapinë javën e shkuar dhe onkologu im më tha se nuk e kam luksin e kohës të merrem me alternativat e tjera, ndaj duhet të filloja menjëherë. Kanceri është i paoperueshëm dhe është përhapur shumë, ndaj radioterapia është një mundësi. Kam filluar të kërkoj sesi ta kuroj në mënyrë natyrale bashkë me kimioterapinë. Një nga faktorët kyçë është dieta. Duhet të krijoj një gjendje alkaline në trup sa më shpejt të jetë e mundur dhe mënyra për ta bërë këtë është një dietë e bazuar në bimë. Unë kam lexuar shumë histori të njerëzve që kanë mbijetuar nga kanceri duke ndryshuar dietën e tyre, ndaj e kam bërë këtë menjëherë. Është një ndryshim i madh dhe unë duhet të rimësohem sesi t’i ofroj trupit tim të gjitha vlerat ushqimore që i duhen.”

“Forma tjetër e shërimit është emocionale. Edhe ajo është një çelës, pasi shumë sëmundje serioze mund të vijnë nga emocionet e këqija që nuk jemi të aftë t’i shprehim. Kjo është e vërtetë për mua. Ndaj jam në një udhëtim drejt shërimit, si me mjekësinë tradicionale, ashtu dhe me metoda natyrore.”

Hannah ka marrë vendimin që ta bëjë trajtimin në një klinikë amerikane, ku përdorin kura homeopatike. Mirëpo ajo nuk i ka mjetet e nevojshme financiare, pasi i përdori kursimet e saj për të hapur një kompani.

“Ajo për të cilën kam nevojë është suporti financiar. Unë e hapa biznesin tim 18 muaj më parë dhe i vendosa të gjitha burimet e mia aty. Tani nuk kam asgjë që të më ndihmojë t’ia dal.”

“Shqetësimi më i madh për mua është siguria financiare. Pas ndërhyrjes së dytë, unë duhet ta lija punën dhe të hapja biznesin tim, të specializuar në punën me gra të divorcuara. Për t’i dhënë vetes mundësinë më të mirë për t’u shëruar dhe për t’i dal mbanë, unë duhet të paguaj për trajtimin. Për të mbuluar nevojat e mia bazike dhe për të paguar trajtimin për të cilin kam nevojë të mbijetoj, unë kam hapur një faqe financimi në GoFundMe. Deri tani kam marrë shumë përgjigje, por unë u kërkoj njerëzve të falin diçka, nuk ka rëndësi sa shumë apo pak, që të më ndihmojnë të shërohem.”

Hannah dëshiron të grumbullojë 25.000 paund dhe duket se historia e saj ka prekur kombin. Brenda një jave ajo ka arritur në 14.000 paund. Sot, ajo ka 16.000 paund. Ajo u shkruan mbështetësve: “Ju falënderoj për bujarinë tuaj, sot kam pasur mundësi të paguaj për analizat e para funksionale dhe disa takime me mjekun tim homeopat. Po ashtu, kam pasur mundësi të paguaj disa seanca pune për të punuar me çështjet emocionale, po ashtu edhe ushqimet që duhet të filloj për të rikuperuar trupin tim. Këto kushtojnë mijëra paund dhe unë nuk mund t’ia dilja dot pa ndihmën tuaj. Faleminderit që po më ndihmoni në këtë udhëtim.”

/SHEKULLI ONLINE/L.B/
Kanceri më sulmoi për herë të tretë EboNF3iKanceri më sulmoi për herë të tretë ZAeDebeKanceri më sulmoi për herë të tretë EboNF3iKanceri më sulmoi për herë të tretë NYU43O0Kanceri më sulmoi për herë të tretë B8WGbYBKanceri më sulmoi për herë të tretë XROTCMD
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi