Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Femra llafazane? Nuk eshte e vertete. Empty Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Sun 16 Jan 2011 - 18:22
Janë vetëm 546 fjalë që i ndajnë femrat nga meshkujt. Dikush mund të thotë që ato janë vendimtare, por matematika nuk është as ideologji e as politikë: zonjat artikulojnë në ditë vetëm 546 fjalë më shumë në krahasim me meshkujt. Një grup psikologësh nga Universiteti i Teksasit dhe Arizonës ka shqyrtuar regjistrimet e debateve të 400 studentëve, gjysma meshkuj e gjysma femra, të periudhës nga viti 1998 deri në 2004. Regjistrimet janë realizuar falë një aparati të veçantë të mbajtur nga pjesëmarrësit, i cili hynte në funksion në mënyrë të papritur. Duke bërë një llogaritje të zakonshme, femrat qëndrojnë më përpara se sa meshkujt, me 16215 fjalë kundrejt 15669 të meshkujve. Por, sipas statistikave, kjo diferencë nuk mund të jetë përfundimisht domethënëse. Rezultate të kënaqshme janë vënë re edhe nga një individ te tjetri, meshkuj e femra: personi më elokuent ka folur gjatë një dite 47 mijë fjalë, ndërsa më i spikaturi arrin të “llomotisë” diçka më shumë, ose më pak se 500 fjalë. Nëse meshkujt mund të mbeten të mahnitur nga rezultatet e publikuara nga studimi i amerikanëve, gratë mbështesin faktin se bisedat e tyre për veshjet, fëmijët, kuzhinën, dashurinë, korrespondojnë pak a shumë me futbollin, makinat dhe motorët, palestrën, futbollin, kompjuterët dhe elektronikën, futbollin…
Sigurisht që çështja nuk është vetëm numerike. Kërkimi i publikuar në revistën “Shkenca” godet një teori në veçanti dhe disa të tjera në përgjithësi. Libri i neuropsikiatres kaliforniane, Ljuen Brajzëdin (Louann Brizedine), “Truri femëror”, ka ndezur shumë debate pas publikimit të tij. Ai pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal. Progesteroni dhe testosteroni janë elementët bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme. Për shembull, impulset e adoleshentëve, si pasioni për mesazhet, apo për të bërë shoping, tërheqja për kukullat, apo ajo për makinat, mendimi për seksin, të gjitha këto mund të shpjegohen me këtë fakt. Për neuropsikiatren, femrat flasin trefish më shumë në krahasim me meshkujt, 20 mijë kundrejt 7 mijë fjalëve dhe ky është një tipar biologjik. Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat. Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar femrës. Këtë e di mirë ish-rektori i Harvardit, Laurens Samërs (Lawrence Summers), i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses. “Për vite me radhë jam ndarë mes ideve të mia politike dhe atyre që na thotë shkenca. Por shpresoj vërtet që femrat ta perceptojnë botën ndryshe nga meshkujt dhe nëse bëjnë kujdes mund të marrin vendime mjaft të mira se si ta drejtojnë jetën”, është shprehur neuropsikiatria për revistën “Newsweek”.Përballja e kërkime
Universiteti i Teksasit dhe Arizonës
(korrik 2007)
Fjalët e shqiptuara çdo ditë nga një grua janë 16215, nga një burrë janë 15669
Kampioni:
400 studentë (gjysma meshkuj dhe gjysma femra)
17 orë në ditë biseda të regjistruara për periudha nga 2-10 ditë
Ljuen Brajzëdin
“Truri femëror”, 2006
Fjalët e shqiptuara çdo ditë nga një burrë janë 7 mijë, nga një grua 20 mijë
Diferenca ndërmjet materieve gri mes burrit dhe gruas varet nga hormonet seksuale
Në krahasim me meshkujt, femrat janë më të lirshme në prodhimin e emocioneve. Femerore
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Femra llafazane? Nuk eshte e vertete. Empty Re: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Tue 25 Jan 2011 - 23:58
Na morshin te keqen neve se ka meshkuj se jan me zzi se femre vallai si lejne gjo mengut hahaha
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

 Femra llafazane? Nuk eshte e vertete. Empty Re: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Mon 7 Feb 2011 - 16:16
Mendimi im eshte se kjo ka te beje nga personaliteti i njeriut dhe nga rrethi shoqeror shume.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Femra llafazane? Nuk eshte e vertete. Empty Re: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Mon 7 Feb 2011 - 16:23
ka plot vajza llafazane ka edhe djem qe jan me shume llafazan akoma
avatar
Tollumbace
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1707
<b>Hobi</b> Hobi : Lufto per Veten,,ec perpara kurr mos u ndal ,forcen e shpirtit askujt mos ja fal ..Ec vazhdo drejtimin tend ,nese pengohesh diku cohu perseri ne kembe ,askujt meshire mos i kerko nese dikush te lendon per te mos u mundo ,lufto per jeten eshte shume e bukur kurr mos e vrit mendjen se do ngelesh e humbur ..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ku te dua un
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/10/2011
http://www.klealove.com

 Femra llafazane? Nuk eshte e vertete. Empty Re: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Thu 13 Oct 2011 - 19:46
Me teper se mashkulli nuk eshte femre
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

 Femra llafazane? Nuk eshte e vertete. Empty Re: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Wed 4 Apr 2012 - 20:33
esht shum e vertet...nese kemi mundesi dhe me murin flasim...
Sponsored content

 Femra llafazane? Nuk eshte e vertete. Empty Re: Femra llafazane? Nuk eshte e vertete.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi