Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

50-vjeçari i sëmurë po dërgohej në spital, vdes rrugës nga një aksident Empty 50-vjeçari i sëmurë po dërgohej në spital, vdes rrugës nga një aksident

Mon 3 Mar 2014 - 17:13
Një 50-vjeçar ka qenë duke u shoqëruar nga të afërmit për një vizitë në spital kur ka gjetur vdekjen gjatë rrugës, për shkak të një aksidenti

50-vjeçari i sëmurë po dërgohej në spital, vdes rrugës nga një aksident Ambulanca
FUSHË-KRUJË-Një 50-vjeçar ka qenë duke u transportuar nga të afërmit drejt spitalit, kur përgjatë rrugës ka pësuar aksident dhe ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, ku 50-vjeçari Kol Ndreca ka qenë duke u dërguar në spitalin e qytetit, pasi kishte disa probleme shëndetësore, por ka gjetur vdekjen përgjatë rrugës.

Sipas të dhënave nga policia lokale, mësohet se makina me të cilën po transportohej 50-vjeçari është përplasur me një tjetër automjet, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 50-vjeçarit.

Kol Ndreca po shoqërohej nga familjarët e tij, por fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar. Ekspertët e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi