- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Arsimi i fëmijëve shqiptarë, Nikolla në Athinë
Thu 6 Mar 2014 - 18:52
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, e shoqeruar nga ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi, zhvilloi në kryeqytetin grek një takim me homologun Kostandinos Arvanitopoulos.
Të dy ministrat rane dakort per bashkëpunim dhe shkëmbimin e marredhënieve dhe eksperiences mes dy palëve. Ata nenshkruan gjithashtu një marrëveshje për ngritjen e një grup ekspertësh, të cilët do të rishikojnë tekstet shkollore. Në takim dy ministrat kanë diskutuar edhe në lidhje me fëmijët që studiojnë në Shqipëri dhe në shtetin helen, për një bashkëpunim të ri.
“Arritëm të ecim përpara në arritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të shkencës. Përcaktuam piketat e
bashkëpunimit të përbashkët të punës në një plan afat shkurtër dhe afatgjatë në nënshkrimin e marveshjes me ngritjen e grupit të përbashkët të ekspertëve për rishikimin e teksteve, po përtej këtyre, për mundësitë e përbashkëta të bashkpunimit për ekspertizë profesionale edhe për gjithë reformën e arsimit të lart dhe shkencës në Shqipëri.Vlerësimin e sinqertë për gjithçka që Shqipëria dhe Greqia bëjnë, posaçërisht presidenca greke për integrimin europian të Shqipërisë”, tha Nikolla.
“Ky ishte një takim konstruktiv për t`i dhene nje shtyse atyre qe diskutuam në Tiranë, domethënë të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, e veçanërisht në fushën e Arsimit, një fushë me një ndjeshmëri të lartë. Pata mundësi të rikthesoj vullnetin e Qeverisë greke në mbështetjen e ecurisë europiane të Shqipërisë, vullnet i shprehur nga ana jonë në të gjitha nivelet”, u shpreh ministri grek i Arsimit.
Ministri grek tha me tej se ne takim ishin diskutuar edhe çështjet e arsimit të minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit emigrant në Greqi, duke i vlerësuar si një investim i mëtejshëm në dobi të dy popujve tanë.
/ Top Channel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi