Ku ndodhet barazia e premtuar gjinore?
Fri 7 Mar 2014 - 23:08
Gratë nuk përfaqësohen sa duhet në tregun e punës dhe në vendimmarrjen politike dhe ekonomike.
“Pavarësisht 50 vitesh politika dhe veprimesh në nivel evropian, shtetet anëtare nuk ia kanë dalë mbanë të kapërcejnë boshllëqet. Ndaj, ka nevojë për përpjekje të mëtejshme,” tha Virginija Langbakk, drejtore e Institutit Europian për Barazinë Gjinore.
Një tregues i barazisë gjinore, i publikuar kohët e fundit nga ky institut tregon se gratë në të gjitha sferat e jetës përpiqen të thyejnë barrierat. Nivelet e punësimit të grave janë të ulëta dhe variojnë nga 40% në 75%. Mesatarja e punësimit për gratë është 62.5% ndërsa për burrat, 75.8%.
“Nevojitet më tepër progres nëse na duhet të arrijmë barazinë gjinore. Kriza ka treguar sesa e lehtë është që të drejtat e arritura të përmbysen. Madje edhe një qëndrim “në vend numëro” paraqet një hap mbrapa,” tha Clauda Menne, nga Konfederata Europiane e Unionit Tregtar.
Gratë përbejnë një numër më të madh se burrat kur bëhet fjalë për arsimin, mirëpo disa sektorë mbeten të dominuar nga meshkujt. Për shembull, në fushën e teknologjisë, ndaj rritja e numrit të grave në teknologjinë e re është prezantuar në axhendën e Komisionit Europian. Neelie Kroes, zëvendës presidenti i Komisionit Europian deklaroi se vetëm nëntë në njëqind krijuese programesh në Europë janë femra dhe vetëm 19% e menaxhereve të IT dhe sipërmarrjeve janë gra.
“Teknologjia është shumë e rëndësishme për t'iu besuar burrave,” tha ajo, duke prezantuar fushatën për gjetjen e modeleve për inkurajimin e grave, që ato të ndjekin karrierën në elektronikë.
Ashtu si në biznes, pabarazia është e dukshme edhe në politikë. Gratë janë të nënpërfaqësuara në parlamentin kombëtar dhe rajonal. Vetëm 24% e anëtarëve në parlamentet kombëtare evropiane janë gra. Në qeveri, situata nuk duket më e mirë. Vetëm 24% e grave janë ministra me portofolë.
“Unë shpresoj se komisioni i ardhshëm do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të rritur rolin vendimmarrës të grave në të gjitha fushat e jetës, nga politika tek sporti. Mirëpo, nëse duam më tepër gra në profesionet e karrierës, duhet të dimë se barazia gjinore fillon që në shtëpi dhe në shkollë,” tha komisionerja Anroulla Vassilou.
Ajo shtoi se gratë kanë nevojë për modele pozitive, ndaj Komisioni duhet të vazhdojë ta inkurajojë publikun.
/Shekulli Online/L.B./
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Ku ndodhet barazia e premtuar gjinore?
Fri 7 Mar 2014 - 23:29
Kerkoni se do ta gjeni aty ku e keni fshehur!...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi